Reperi i njohur Capital T sot ka publikuar këngën “Rrushe”, e cila do të jetë edhe kënga zyrtare e serialit më të ri, me po të njejtin emër. Rrushe është serial i prodhuar nga GjirafaStudios dhe do të lansohet me 9 maj, nga ora 20:00, në GjirafaVideo.
Në këngën “Rrushe”, Capital T thotë “bohët mirë”, teksa vazhdon të pyes “edhe sa?”. Një fjali që përdoret shumë tek ne, si shpresë se një ditë e keqja do të largohet, e do të bëhet më mirë.
Reperi i njohur lundron në një barkë në liqenin e Batllavës, teksa shiu bie vazhdimisht, duke krijuar një simbolikë të fortë, që ndërlidhet bukur me serialin më të ri dramë-krim të quajtur Rrushe. Derisa reperi i famshëm Capital T reflekton mbi gjendjen aktuale, në klip shohim skena të ndryshme nga seriali, të ndërlidhura me tekstin e këngës, i cili prekë tema të ndryshme të përjetimeve tona si popull.
Temat si korrupsioni, tradhëtia, shpresa, vrasja, e shumë të tjera, janë edhe bazë e serialit Rrushe. Ky serial veçohet për trajtimin e temave delikate me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë, duke mos lënë anash edhe të kaluarën, atë që përjetuam dekada më parë, e kaluar që vazhdon të jetë pjesë e realitetit tonë edhe sot.
Klipi i Capital T dhe kënga “Rrushe” do të jenë pjesë e serialit, i cili lansohet këtë të diel, e vazhdon çdo javë, nga ora 20:00. Serialin Rrushe mund ta ndiqni në GjirafaVideo.
Këngën dhe klipin “Rrushe” nga Capital T mund ta shikoni më poshtë.
“Rrushe” është serial dramë-krim i krijuar nga GjirafaStudios. Një projekt i veçantë dhe i punuar me shumë kujdes, që do të vijë shumë shpejtë në ekranet tuaja.
Shiko trailer të “Rrushe” – kliko këtu
Seriali më i ri që do të transmetohet në gjirafaVideo i quajtur “Rrushe”, do të jetë shumë më ndryshe se çfarë jemi mësuar të shohim. Është emocionues, dramatik, misterioz, i mbuluar me shumë shtresa e intriga; me vrasje, tradhti, e dashuri. Mbi të gjitha, “Rrushe” është një dozë e realitetit, e asaj në të cilën kemi kaluar, atë që e përjetuam, por edhe atë që vazhdojmë ta përjetojmë. Me një ekip profesional siç është produksioni i GjirafaStudios, me aktorët më të mirë në vend, e me një ngjarje të thellë e të mistershme, ky serial tenton të thyejë barrierat e prodhimeve televizive të zakonshme në Kosovë.
“Rrushe” është seriali më i madh i prodhuar deri tani në vendin tonë, me numër rekord aktorësh në industrinë tonë filmike (mbi 50), duke përfshirë këtu aktorët si: Shkumbin Istrefi, Aurita Agushi, Doresa Rexha, Çun Lajci, Enver Petrovci, Xhevat Qorraj, Bislim Muçaj, Armend Smajli, Adriana Matoshi, Arta Muçaj, Adrian Morina, Eshref Durmishi, Andi Bajgora, Lum Veseli, Agron Shala, Basri Lushtaku, Ermal Sadiku, Qëndresa Jashari, Afrim Muçaj, Ema Koxha, e shumë të tjerë.
Seriali “Rrushe” do të fillojë transmetimin me datë 9 Maj, nga ora 20:00. Atë mund ta ndiqni në gjirafaVideo. Trailer i episodit të parë është publikuar sot dhe atë mund ta ndiqni duke klikuar këtu. Përcillni “Rrushe” në rrjetet sociale, apo vizitoni web-faqen Rrushe.com
Doresa Rexha është aktore e lindur në Kosovë.
Ka luajtur në filmat: “Tri dritare edhe një varje” nga regjisori Isa Qosja, film i metrazhit të gjatë cili u shfaq në mbi 80 festivale ndërkombëtare, “Cirku Flutures” i Fatos Berishës, “Fusha e mëllenjave” të Arzana Kraja, “Njëri nga ata” i Ilirjan Himajt. Poashtu, Doresa ka luajtur edhe në serialet “Kafeneja Jonë” dhe “iStar”.
Ajo ka edhe një rol kryesor në filmin “Lejleku” nga Isa Qosja ku premiera e filmit do të jetë në vitin 2021.
Në vitin 2018 ajo ishte në top 10 aktorët e Kosovo’s Rising Stars në festivalin e filmit PriFest.
Shkumbin Istrefi lindi më 12 shkurt 1969 në Prishtinë, Kosovë. Studimet për aktrim i ka kryer në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku diplomoj në vitin 1994. Më 15 korrik 2011, si aktor, atij iu dha një post në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Prishtinës. Ai është një producent dhe regjisor, i njohur për “Kafeneja Jonë“, “Home Sweet Home“, “Cirku Fluturues”, “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, “T’padashtun” e shumë të tjerë.
Aurita Agushi ka lindur më 24 tetor të vitit 1975 në qytetin e Gjilanit në Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet për aktrim në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Ajo njihet për rolet e shumta në filmat si “Zgjoi”, “Andromeda Galaxy”, “Nëntori i ftohtë”, “Martesa” si dhe rolet e saj në serialet “Lagjja e Re” dhe “iStar”. Poashtu, Aurita, njihet edhe për rolet e saj në shfaqjet teatrale si “Talia e Flakës 2020”, “Luftë dhe Dashuri” dhe “Porterti i Pakryer”.
Xhevat Qorraj ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit, Kosovë. Ai është aktor i njohur për filmat “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child”, “Memory”.
Agron Shala është një aktor dhe producent, i njohur për filmat si “Më fal“, “Njëri nga ata“, “Memory“, “Agnues Dei”.
Enver Petrovci u lind më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, Kosovë. Ai është një aktor, shkrimtar dhe regjisor shqiptar. Shkollën e mesme e kreu në Prishtinë, kurse ka diplomuar në Kolegjin e Pedagogjisë, Departamenti i Aktrimit në Prishtinë dhe më pas u diplomua për aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Ka aktruar si Hamleti, Makbethi, Jul Cezari dhe personazhe të tjerë të famshëm Shekspirian. Ai ka fituar çmimin si “Aktori më i mirë” me “Gomaret e kufirit” në vitin 2010. Ai është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë.
Ernest Malazogu ka lindur në Prizren më 3 qershor të vitit 1976. Njihet për rolet e tij në serialet “SchengenVisa“, “Beni“, “Familja Moderne”, si dhe në filmat “Martesa” dhe “Muri”.