Berat Pllana ka lindur në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Njihet për paraqitjet e tij në serialin “Egjeli“. Poashtu ai ka luajtur në disa filma, dhe ka qenë pjesë edhe e shumë video-klipeve.
Xhelal Haliti ka lindur në vitin 1975 në Kosovë. Ai është aktor profesional i cili ka luajtur në shumë filma dhe shfaqje teatrale siç janë “Çlirimi“, “Martesa”, “The Junction”, “Piano”.
Vjosa Abazi është aktore e teatrit e filmit. Pjesmarrëse në disa seriale në Kosovë. Autore e emisionit “Anima” për 13 vite në KTV. Regjisore dhe skenariste e Dokumentarit “Hope” fitues në Festivalin Nderkombetar të filmit në Amsterdam.
Shkëlqim Islami lindi më 14 shkurt 1987 në Kumanovë, Maqedoni e Veriut. E gjithë familja e tij është me origjinë shqiptare. Pasionin e tij për aktrim Shkëlqimi e zbuloi që në moshë të vogël. Ai studioi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve – Arte Dramatike (2006-2010). Ka luajtur në serialin e shumë pëlqyer nga publiku “SchengenVisa”, dhe në filmat si “Njëri nga ata“, “Shkallët”, “Zgjoi”, “Britmat e qytetit tim” dhe “Home”. Shkëlqimi, tani jeton dhe punon në Kumanovë.
Nexhat Xholi është aktor i famshëm shqiptar i lindur në Ferizaj, Kosovë. Ai njihet për rolin e tij në filmin e nominuar për Oscar “Zgjoi”.
Kastriot Saqipi ka lindur me 5 mars të vitit 1971 në Preshevë. Ai njihet si regjisor dhe aktor në disa projekte të ndryshme.
Gojart Kqiku, i njohur ndryshe edhe me emrin artistik “LLOCH” është aktor dhe këngëtar i famshëm. Ka lindur në Gjilan, Kosovë.