Doresa Rexha është aktore e lindur në Kosovë.
Ka luajtur në filmat: “Tri dritare edhe një varje” nga regjisori Isa Qosja, film i metrazhit të gjatë cili u shfaq në mbi 80 festivale ndërkombëtare, “Cirku Flutures” i Fatos Berishës, “Fusha e mëllenjave” të Arzana Kraja, “Njëri nga ata” i Ilirjan Himajt. Poashtu, Doresa ka luajtur edhe në serialet “Kafeneja Jonë” dhe “iStar”.
Ajo ka edhe një rol kryesor në filmin “Lejleku” nga Isa Qosja ku premiera e filmit do të jetë në vitin 2021.
Në vitin 2018 ajo ishte në top 10 aktorët e Kosovo’s Rising Stars në festivalin e filmit PriFest.
Shkumbin Istrefi lindi më 12 shkurt 1969 në Prishtinë, Kosovë. Studimet për aktrim i ka kryer në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku diplomoj në vitin 1994. Më 15 korrik 2011, si aktor, atij iu dha një post në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Prishtinës. Ai është një producent dhe regjisor, i njohur për “Kafeneja Jonë“, “Home Sweet Home“, “Cirku Fluturues”, “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, “T’padashtun” e shumë të tjerë.
Aurita Agushi ka lindur më 24 tetor të vitit 1975 në qytetin e Gjilanit në Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet për aktrim në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Ajo njihet për rolet e shumta në filmat si “Zgjoi”, “Andromeda Galaxy”, “Nëntori i ftohtë”, “Martesa” si dhe rolet e saj në serialet “Lagjja e Re” dhe “iStar”. Poashtu, Aurita, njihet edhe për rolet e saj në shfaqjet teatrale si “Talia e Flakës 2020”, “Luftë dhe Dashuri” dhe “Porterti i Pakryer”.
Andi Bajgora ka lindur me 19 Korrik 2002, në Prishtinë/Kosovë. Ai njihet për rolet e tij në filma të ndryshëm, si filmi i nominuar për OSCAR ‘Shok’, filmi fitues i Crystal Bear në Berlinale ‘Kiem Holijanda’ dhe fituesin e BAFTA, filmin “Home’. Është fitues i cmimit Aktori me i mirë për performancën në “SHOK” nga Mallorca FF. dhe poashtu Aktori më i mirë per filmat “Cheers” dhe “SHOK” në TiranaFF. Në vitin 2016 është vlerësuar si Ambasador i Artit të Kosovës nga çmimet “FIDES”. Ndërsa në vitin 2017 ai ishte në top 10 aktorët e Kosovo’s Rising Stars në festivalin e filmit PriFest. Andi ka punuar në dhjetëra filma tjerë, TV series dhe së shpejti do të vijnë dy filma të gjatë në të cilët ka punuar së fundmi, ‘Winter Fireflies’ dhe ‘The hill where lionesses roar’.
Lum Veseli ka lindur në vitin 2004 në Prishtinë, Kosovë. Ai është i njohur më së miri për filmin “Shok”, duke marrë vlerësime të mëdha kritike për rolin e tij kryesor në filmin e nominuar për Oscar. Ai luan edhe në filmin “Nëntori i ftohtë”. Lumi është përshkruar shpesh edhe si një “talent i rrallë në aktrim”. Ai vazhdon të punojë si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar në film, TV dhe teatër.
Xhevat Qorraj ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit, Kosovë. Ai është aktor i njohur për filmat “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child”, “Memory”.
Armend Smajli ka lindur me 1 mars të vitit 1986 në qytetin e Pejës, Kosovë. Njihet për rolet e në filmat si “Ama dorën”, “Zgjoi”, “Cirku Fluturues”, “Babai”.
Eshref Durmishi ka lindur në Kosovë. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve – Departamenti i Dramës – Aktrim. Ai është një nga aktorët më të vendosur të vendit që punon në TV, film dhe teatër. Ai fitoi sukses ndërkombëtar duke luajtur rolin kryesor në filmin bashkëprodhues greko-gjerman “Eduart”. Ai gjithashtu prodhoi dhe luajti në filmin e nominuar për Oscar, “Shok” i cili portretizon elemente të jetës së tij.
Qëndresa Jashari ka lindur më 14 gusht 1997 në Kosovë. Ajo ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Artit në vitin 2019. Njihet me rolet e saj në teatër si “Oedipus”, “Ferri”, “Dashnoret”, “Kati i pestë”, si dhe në rolet e saj në filmat “Another Night”, “Prom Night”, “Nirvana”, “The Perfectionist”.