Bislim Muçaj ka lindur në vitin 1951. Ai në kinematografinë shqiptare është i njohur që nga viti 1979. Disa nga filmat më të njohur ku ka luajtur janë “Të Mjerët“, “Kur pranvera vonohet”, “Kukumi”, “Ama dorën”, “Martesa”, “Nëntori i ftohtë”, “Cirku Fluturues” dhe “Zgjoi”.
Arta Muçaj është një aktore shqiptare nga Kosova. Ka lindur me 24 Dhjetor 1975 në Prizren. Ajo njihet për rolet e saj në filmat “Home Sweet Home“, “Vjeshta e trëndafilave”, “Anatema”, “Ishte koha për dashuri” dhe “Njerëz dhe fate”.
Agron Shala është një aktor dhe producent, i njohur për filmat si “Më fal“, “Njëri nga ata“, “Memory“, “Agnues Dei”.
Labinot Raci është aktor i njohur shqiptar nga Prishtina. Ai njihet për rolin e tij në serialin komik “Egjeli” si dhe për rolin e tij në filmin “Mbretëria”.
Enver Petrovci u lind më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, Kosovë. Ai është një aktor, shkrimtar dhe regjisor shqiptar. Shkollën e mesme e kreu në Prishtinë, kurse ka diplomuar në Kolegjin e Pedagogjisë, Departamenti i Aktrimit në Prishtinë dhe më pas u diplomua për aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Ka aktruar si Hamleti, Makbethi, Jul Cezari dhe personazhe të tjerë të famshëm Shekspirian. Ai ka fituar çmimin si “Aktori më i mirë” me “Gomaret e kufirit” në vitin 2010. Ai është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë.
Ernest Malazogu ka lindur në Prizren më 3 qershor të vitit 1976. Njihet për rolet e tij në serialet “SchengenVisa“, “Beni“, “Familja Moderne”, si dhe në filmat “Martesa” dhe “Muri”.
Adriana Matoshi ka lindur me 5 shkurt të vitit 1980 në qytetin e Gjilanit në Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme e mbaroi në Gjilan, ndërsa më vonë vazhdoi dhe mbaroi studimet në Prishtinë. Ajo njihet për rolet e saj në filmat “Gardhi“, “Zana”, “Shpia e Agës”, “Nëntori i ftohtë”.
Çun Lajçi ka lindur më 18 dhjetor të vitit 1946 në Drelaj te Rugovës. Shkollën tetëvjeçare e ka përfunduar në Drelaj, shkollën normale në Prizren dhe shkollën e Lartë Pedagogjike – Dramën në Prishtinë. Nga 1970 punoi si aktor i rregullt në Teatrin e Prishtinës. Luajti mbi 200 role në Teatër dhe 30 filma artistik. Dy herë u shpall aktori më i mirë i Serbisë në Takimet Teatrore “Joakim Vujiq”. Në festivalin e teatrit “Prishtina Fest” u shpall aktori më i mirë me shfaqjen “Hëna prej letre” në regji të Fadil Hysës. Nga Ministria e Kulturës mori çmimin e karrierës. Gjithashtu nga presidenca e Shqipërisë ka marr çmimin e “Naim Frashërit”. Ka botuat dy përmbledhje poezish “Zjarr i pashuar” dhe “Fjalës nesër i bëhet vonë”.
Ermal Sadiku është aktor i njohur shqiptar me prejardhje nga Prishtina. Njihet për filmat si “Bloodlands” dhe “A Dream”.
Valmir Krasniqi është aktor i njohur shqiptar. Ai njihet nga filmat “Shoferi dhe “Zgjoi”. Tek Seriali “Rrushe” ai luan rolin e Oficer Gashi.