Erta Leci ka lindur me 19 maj të vitit 2008 në Prishtinë, Kosovë. Ajo u bë e njohur si moderatore e quizit për fëmijë “KidsTap” në GjirafaKids.
Artiola Hamdia ka lindur me 12 dhjetor të vitit 2006 në qytetin e Gjilanit, Kosovë.
Basri Lushtaku ka lindur në vitin 1973 në Skenderaj, Kosovë. Ai është i njohur për filmat “Shpia e Agës”, “Only Human” dhe “Në Kërkim të Venerës”.
Adrian Morina ka lindur me 22 shkurt të vitit 1981 në Prizren. Me teater filloi të merret qysh nga viti 1997 si pjesë e Teatrit të Qytetit të Prizrenit. Në mars të vitit 2004 diplomoi në Fakultetin e Arteve, Drejtimi i Artit Dramatik, në degën e Aktrimit. Ka punuar si aktor freelancer ne shume teatro të Kosovës dhe të rajonit, ndërsa në karrierën e tij ka edhe një ekperiencë të madhe ne film dhe televizion si aktor dhe producent. Për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Kosovës u angazhua në vitin 2002, ndërsa nga viti 2014 është pjesë e Ansamblit Rezident të Aktorëve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Semira Latifi është një aktore e famshme shqiptare. Ajo u bë e njohur me rolin e saj si Lulja në serialin e famshëm “SchengenVisa“. Përpos serialit “SchengenVisa“, Semira ka luajtur edhe në filmin “Më fal“, “Zgjoi” dhe “Rruga Fan Noli”.
Afrim Muçaj lindi më 15 korrik 1987 në Prizren.
Mbaroi studimet Universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Prishtinës. Si aktor i gjeneratës së re ai ka arritur karrierë mjaft të sukseshme në teatër dhe në film, ku numerohen rreth 15 shfaqje teatrore dhe 14 projekte filmike të metrazhit të gjatë dhe të shkurt brenda dhe jasht vendit! Më shumë se dhjetra filma në role kryesore në projekte të suksesshme dhe të shpërblyera në festivale të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare sikurse janë: filmi ‘Cirku Fluturues, The Van, Shpata prej druri, Bolero në shtëpinë e pleqve, I Tretuni, Toka, Ballkoni, Zibidi etj.
Bujar Ahmeti është aktor i njohur për filmat “Pranverë e Paharruar në Fshatin e Harruar”, “Distant Angels” dhe #SamoKazem.
Allmir Suhodolli është aktor, i njohur për rolet e tij, si në teatër ashtu edhe në film, ku mund të veçohet ‘Home’ dhe seriali ‘Besa’.
Sunaj Raça, është aktor dhe regjisor i mirënjohur shqiptar, i lindur më 25 gusht 1967 në Prishtinë. Debutoi në Teatrin e Kosovës në vitin 1979 në moshën 12 vjeçare me shfaqjen “Prefekti” për të vazhduar pastaj me shfaqjet “Genci”, “Trungu Ilir”, “Ana Karenina”, etj. Në vitin 1997 punon si autor i një emisioni për të rinjë në Radio Televizionin e Prishtinës deri me largimin e dhunshëm nga pushteti i Serbisë.
Studimet i mbaroi për aktor në Universitetin e Prishtinës në Degën e Artit Dramatik dhe ishte në gjeneratën e parë në Kosovë në klasën e prof. Faruk Begollit. Deri me tani ka realizuar shumë role në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në Teatrin Dodona.
Si regjisor ka realizuar disa filma të zhanreve të ndryshme, ndërsa vlen të veçohet filmi artistik i metrazhit të gjate i titulluar Etjet e Kosovës që është realizuar në vitin 2002 si projekti i parë kinematografik pas luftës në Kosovë. Ky film mori pjesë në shumë festivale ndërkombëtare të filmit si në: West Palm Beach, Kalkuta, Berlin – Black Box, Tiranë, Bruksel etj. Në kuadër të krijimtarisë së tij kinematografike ka realizuar edhe filma dokumentarë si : “Masakrat e Rrezallës”, “Të mbijetosh vdekjen”, “Shitësit e vegjël”, “Ciceroni” (i prezantuar edhe në festivalin ndërkombëtar në Mediterranean Film Festival).
Jeton dhe vepron në Kosovë.
Edhe pse me i vogli me moshë, në serialin Rrushe, ai ka treguar një talent dhe dashuri të madhe për aktrimin.