Xhevat Qorraj ka lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit, Kosovë. Ai është aktor i njohur për filmat “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child”, “Memory”.
Armend Smajli ka lindur me 1 mars të vitit 1986 në qytetin e Pejës, Kosovë. Njihet për rolet e në filmat si “Ama dorën”, “Zgjoi”, “Cirku Fluturues”, “Babai”.
Eshref Durmishi ka lindur në Kosovë. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Arteve – Departamenti i Dramës – Aktrim. Ai është një nga aktorët më të vendosur të vendit që punon në TV, film dhe teatër. Ai fitoi sukses ndërkombëtar duke luajtur rolin kryesor në filmin bashkëprodhues greko-gjerman “Eduart”. Ai gjithashtu prodhoi dhe luajti në filmin e nominuar për Oscar, “Shok” i cili portretizon elemente të jetës së tij.
Qëndresa Jashari ka lindur më 14 gusht 1997 në Kosovë. Ajo ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Artit në vitin 2019. Njihet me rolet e saj në teatër si “Oedipus”, “Ferri”, “Dashnoret”, “Kati i pestë”, si dhe në rolet e saj në filmat “Another Night”, “Prom Night”, “Nirvana”, “The Perfectionist”.
Bislim Muçaj ka lindur në vitin 1951. Ai në kinematografinë shqiptare është i njohur që nga viti 1979. Disa nga filmat më të njohur ku ka luajtur janë “Të Mjerët“, “Kur pranvera vonohet”, “Kukumi”, “Ama dorën”, “Martesa”, “Nëntori i ftohtë”, “Cirku Fluturues” dhe “Zgjoi”.
Arta Muçaj është një aktore shqiptare nga Kosova. Ka lindur me 24 Dhjetor 1975 në Prizren. Ajo njihet për rolet e saj në filmat “Home Sweet Home“, “Vjeshta e trëndafilave”, “Anatema”, “Ishte koha për dashuri” dhe “Njerëz dhe fate”.
Çun Lajçi ka lindur më 18 dhjetor të vitit 1946 në Drelaj te Rugovës. Shkollën tetëvjeçare e ka përfunduar në Drelaj, shkollën normale në Prizren dhe shkollën e Lartë Pedagogjike – Dramën në Prishtinë. Nga 1970 punoi si aktor i rregullt në Teatrin e Prishtinës. Luajti mbi 200 role në Teatër dhe 30 filma artistik. Dy herë u shpall aktori më i mirë i Serbisë në Takimet Teatrore “Joakim Vujiq”. Në festivalin e teatrit “Prishtina Fest” u shpall aktori më i mirë me shfaqjen “Hëna prej letre” në regji të Fadil Hysës. Nga Ministria e Kulturës mori çmimin e karrierës. Gjithashtu nga presidenca e Shqipërisë ka marr çmimin e “Naim Frashërit”. Ka botuat dy përmbledhje poezish “Zjarr i pashuar” dhe “Fjalës nesër i bëhet vonë”.
Basri Lushtaku ka lindur në vitin 1973 në Skenderaj, Kosovë. Ai është i njohur për filmat “Shpia e Agës”, “Only Human” dhe “Në Kërkim të Venerës”.
Adrian Morina ka lindur me 22 shkurt të vitit 1981 në Prizren. Me teater filloi të merret qysh nga viti 1997 si pjesë e Teatrit të Qytetit të Prizrenit. Në mars të vitit 2004 diplomoi në Fakultetin e Arteve, Drejtimi i Artit Dramatik, në degën e Aktrimit. Ka punuar si aktor freelancer ne shume teatro të Kosovës dhe të rajonit, ndërsa në karrierën e tij ka edhe një ekperiencë të madhe ne film dhe televizion si aktor dhe producent. Për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Kosovës u angazhua në vitin 2002, ndërsa nga viti 2014 është pjesë e Ansamblit Rezident të Aktorëve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Afrim Muçaj lindi më 15 korrik 1987 në Prizren.
Mbaroi studimet Universitare për aktor në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Prishtinës. Si aktor i gjeneratës së re ai ka arritur karrierë mjaft të sukseshme në teatër dhe në film, ku numerohen rreth 15 shfaqje teatrore dhe 14 projekte filmike të metrazhit të gjatë dhe të shkurt brenda dhe jasht vendit! Më shumë se dhjetra filma në role kryesore në projekte të suksesshme dhe të shpërblyera në festivale të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare sikurse janë: filmi ‘Cirku Fluturues, The Van, Shpata prej druri, Bolero në shtëpinë e pleqve, I Tretuni, Toka, Ballkoni, Zibidi etj.