Episodi 4 i serialit tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Sonte u lansua episodi i katërt i serialit vendor Rrushe, i cili shfaqet çdo të diel nga ora 20:00 në kanalin
T7, si dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo. E veçanta e këtij episodi është se ngjarja kthehet në të kaluarën,
më saktësisht në vitin 1995.
Një lëvizje e re po fillon në vitin 1995. Kjo lëvizje patriotike, me zanafillë në Dresden të Gjermanisë, fillon
me dy personazhe të reja të serialit, Demir Jaha dhe Musë Lahu. Dy personazhet shihen teksa fshihen
nga shërbimet sekrete të armikut, e bisedojnë për lëvizjen e quajtur “Qëndresa”.
Kjo ngjarje, e ndërlidhur me ngjarjet e të tashmes, duket se do ta dërgojë serialin në ujëra të thella,
ngjarjet e së cilës ende nuk dihet se si do të ndërlidhen mes vete. Episodi i kaluar i serialit përfundoi me
Vesa Pirullin, që mori lajmin për vdekjen e Ministër Sinanit, dhe Berat Hotin, protagonist dhe shkaktar i
ngjarjes në episodin e parë, që i afrohet Vesës për t’u njoftuar.
Këto dhe shumë ngjarje tjera, pritet të bëhen edhe më dramatike në episodin e katërt, i cili sapo u
lansua në gjirafaVideo.
Më poshtë mund ta ndiqni episodin e katërt të serialit Rrushe.
Episodi i katërt i serialit vendor Rrushe duket shumë interesant. Në promon e publikuar në gjirafaVideo, çfarë bjen në sy është një skenë nga e kaluara, personazhe të reja dhe fillimin e një lëvizjeje rezistence.
Seriali Rrushe rikthehet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo. Seriali që po bëhet më atraktiv çdo episodë, duket se do të vazhdojë me ritmin e njëjtë edhe në episodin e katërt.
Deri tani kemi parë familjen Pirulli, e disa personazhe tjera, teksa ballafaqohen me vrasje, mister, e intriga. Mirëpo, në episodin e katërt duket se gjërat do të ndryshojnë. Një skenë nga promo e këtij episodi tregon se ngjarja kthehet në të kaluarën, ku dy personazhe bisedojnë për një lëvizje, të quajtur Lëvizja Qëndresa.
Duke mos dashur t’ia humbim efektin e befasisë kësaj episode, ju ftojmë ta ndiqni promon KËTU, ndërsa të dielen të përgatiteni për një episodë shumë të veçantë të serialit më të ri dramë-krim në vend.
Në 20:00 në T7 u shfaq episodi i ri i serialit Rrushe, të cilin nga ora 21:00 mund ta shikoni ku do që jeni,
në çdo kohë, dhe pa pagesë, në gjirafaVideo.
Pas një jave pritje, sonte u shfaq episodi i tretë i serialit Rrushe, një serial që ka thyer barrierat filmike në
vend, e që po vazhdon të zhvillohet me ngjarje shumë interesante. Pasojat e dy episodave të para kanë
filluar të vërehen, e kjo shihet më së miri në fillimin e episodit 3.
Se çfarë po ndodhë me familjen Pirulli, e me protagonistët tjerë, dhe kush janë personazhet e reja që
shfaqen në episodin e ri, ndiqni serialin më të ri vendor Rrushe, në gjirafaVideo, nga ora 20:00, nëse ju
ka ikur në kanalin T7, i cili shfaqet nga ora 20:00.
Rrushe shfaqet çdo të diel, ndërsa episodin e sontëm mund ta ndiqni më poshtë.
Seriali “Rrushe”, me dy episodet e para ka filluar rrugëtimin e një drame të vërtetë, ku krimi, mashtrimet e fshehtësitë sa po shkojnë e po bëhen më intensive.
Episodi i tretë i “Rrushe” shfaqet këtë të diel.
Nga ora 20:00 në T7 dhe 21:00 në GjirafaVideo, seriali më i ri dramë-krim me titull Rrushe, do të vazhdojë të na lë pa fjalë, pas shumë zhvillimeve në dy episodet e para.
Episodi i tretë sjell pasojat e ngjarjeve që kaluan, por edhe zhvillime e personazhe të reja.
Misteri që përshkoi episodin e parë, u zhvillua tutje në episodin e dytë, e kjo i la shikuesit të shokuar me përfundimin, që e bën ngjarjen edhe më të rëndë e dramatike.
Se çfarë pritet të zhvillohet në episodin e tretë, ju mund ta shikoni promon e sapo lansuar KËTU ose në GjirafaVideo.
Mos harroni, “Rrushe” shfaqet të dieleve, nga ora 20:00 në kanalin T7, si dhe nga ora 21:00 online në GjirafaVideo.
Sonte, seriali më i ri vendor Rrushe, vazhdoi me episodin e dytë, pas një përfundimi dramatik të episodit të parë. Rrushe u shfaq në ora 20:00 në T7 ndërsa atë mund ta shikoni tani në gjirafaVideo.
Episodi i parë i serialit Rrushe solli një dramë të vërtetë, që filloi me një incident krejt në fillim të episodit, dhe përfundoi me një të tillë në fund të tij.
Vesa Pirulli duket në një pozitë jo të favorshme, pas incidentit të shkaktuar nga disa persona, të cilët janë ende të panjohur për publikun.
Episodi i dytë sapo u shfaq në T7, pra nga ora 20:00, ndërsa tani mund ta shikoni episodin e plotë në gjirafaVideo. Në këtë episod gjërat duket se eskalojnë përtej normales, duke vënë personazhet kryesore në udhëkryq, por edhe në rrezik të madh.
Seriali Rrushe u mirëprit nga publiku, ndërsa episodi i dytë është një dëshmi tjetër se përse ky serial krijoi aq bujë të madhe.
Prandaj, e diela mbrëma është për episodin e dytë të serialit Rrushe, të cilin mund ta ndiqni më poshtë, apo duke u futur në gjirafaVideo.com.
Të dielën në orën 20:00, në kanalin T7 dhe në GjirafaVideo në ora 21:00 u publikua premiera e episodit të parë të serialit më të ri dramë-krim Rrushe, të prodhuar nga GjirafaStudios.
Seriali i shumëpritur Rrushe sonte filloi rrugëtimin, me premierën në kanalin T7 dhe në GjirafaVideo.
Episodi i parë i serialit na njoftoi me personazhet kryesore, familjën Pirulli, me Vesa Pirullin, e luajtur nga aktorja Doresa Rexha, në rolin kryesor. Seriali na njoftoi edhe me Mentor Pirullin (Shkumbin Istrefi), Merita Pirullin (Aurita Agushi) e me fëmijët e familjes Blerta dhe Armend Pirulli (Ema Koxha dhe Andi Bajgora).
Episodi i parë i serialit pati shumë ndodhi, të cilat besojmë se do të trajtohen e zhvillohen në episodet në vazhdim.
Rrushe është serial që trajton dy periudha kohore, me të cilat publiku do të njoftohet në episodet në vazhdim, më saktësisht të dieleve nga ora 20:00 në T7, dhe nga ora 21:00 në GjirafaVideo.
Episodin e parë të serialit Rrushe mund ta ndiqni duke klikuar këtu.
Në ambientet e kompanisë “Gjirafa” u dha premiera e serialit më të ri vendor, “Rrushe”.
Ky serial sjell në fokus jetën e një gazetareje, e cila përballet me vështirësitë e realizimi të një hulumtimi, që më pas përfshin edhe anëtarët e saj të familjes.
“Rrushe” nga sonte (e diel) ka nisur transmetimin maratonik javor në GjirafaVideo (në orën 21:00) dhe T7, (në orën 20:00).
Roli kryesor i është besuar aktores Doresa Rexha, e cila në serial luan rolin e personazhit të emëruar si Vesa Pirulli.
Ajo në një intervistë për Telegrafin ka folur mbi rolin e saj dhe eksperiencën në realizimin në tërësi të këtij projekti, i cili është punuar me shumë përkushtim dhe një ekip të madh njerësish.
“Unë e luaj Vesa Pirullin, Rrushja – nofkë të cilën ia ka lënë gjyshi i saj edhe me të vërtetë është një ndër eksperiencat më të veçanta dhe më sfiduese që kam pasur ndonjëherë. Ishin profesione te njëjta aktrim dhe gazetaria sepse për të dyja duhet të hulumtosh, si aktore për një personazh duhet t’i besh kërkimet për ta luajtur atë personazh, por e njëjta edhe si gazetare kur për një storje ose diçka duhet me kërku. Kam shikuar shumë gazetare duke u munduar të gjej disa gjeste, kështu karakteristike, prandaj edhe Rrushes, ia kam vendosur një gjest, që zakonisht i ka duart si kryesore edhe kur flet edhe ndoshta për atë po flas sot me shumë me duar”, ka thënë për Telegrafin, Doresa Rexha.
Ndërkohë, producenti dhe aktori Shkumbin Istrefi, është gjithashtu pjesë e serialit me interpretimin e një prej roleve kryesore.
Ai për Telegrafin, tregoi se është shumë i lumtur që më në fund në kinematografinë vendore, u realizua një serial i përmasave të tilla.
“Është hera e parë që po marr pjesë në një serial, por po besoj që është hera e parë që në Kosovë po bëhet një serial i zhanrit dramë-krim, i cili është profesionalisht i punuar në çdo aspekt, si në aspektin teknik, si në aspektin e skenarit, në aspektin e realizimit, në aspektin e lojës, kështu që e ndjej veten shumë krenar që jam pjesë këtij projekti. Unë jam shumë i lumtur sepse unë mendoj që audienca jonë duhet në prime-time të ketë emisione të luajtura, emisione edukative arsimore, kulturore etj. Dhe jo vetëm debate politike. Kështu që në këtë aspekt jam shumë i lumtur dhe shpresoj që këtë praktikë ta ndjekin edhe produksionet dhe televizionet tjera”, ka thënë Shkumbin Istrefi për Telegrafin.
Aktorja Aurita Agushi, e cilësoi gjithashtu si eksperiencë të veçantë pjesëmarrjen e saj në këtë serial.
Për Telegrafin, ajo zbuloi rolin të cilin do ta luajë në “Rrushe”, e që do të jetë roli i një gruaja fragjile, e cila tregohet e mirë me komunitetin shoqëror.
“Është njëra prej eksperiencave më të bukura që unë si aktore kam mundur të kem deri tani. Unë luaj Merita Pirullin, e cila është grua, bashkëshorte, nënë e tre fëmijëve, profesoreshë arti edhe që përballet me sfida si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale. Jam jashtëzakonisht e lumtur sepse kjo lë të kuptojë që edhe ne kemi kapacitet të bëjmë punë të mëdha, që lirisht mundemi të konkurrojmë me serialit në rajon dhe më gjerë”, thotë aktorja Agushi.
Aktorët dhe Lum Veseli, dhe Andi Bajgora, të cilët e kanë prekur edhe mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Oscars”, treguan për Telegrafin se pjesëmarrja e përbashkët në një projekt tjetër të një nivelit të lartë, ishte nder dhe kënaqësi për ta.
“Tepër interesante, spontane edhe d.m.th ka atmosfera ka qenë gjithnjë interesante që mezi kemi pritur të shkojmë në set dhe t’i shohim episodet. Unë në serial jam Armend Pirulli, jam programer me profesion, Lumin e kam pasur në klasë edhe jam rritur me Lumin. Unë [Lumi] jam Arsim Zeneli, dosti i ngushtë i Armendit”, kanë thënë Andi dhe Lumi për Telegrafin.
Aktori i njohur Eshref Durmishi shprehet gjithashtu i lumtur që u bë pjesë e këtij projekti të madh kinematografik.
Duke mos dashur të zbulojë shumë mbi rolin e tij, Durmishi tha Kosova ka pasur nevojë për një serial të tillë.
“Jam shumë i lumtur që një serial i tille po realizohet në Kosovë më në fund. Kosova ka pasur nevojë për një serial të tillë, edhe ne si komunitet artistik kemi pasur nevojë për një serial të tillë, për një produksion të tillë, ku një numër i madh aktorësh ka me marr pjesë. Edhe në të ardhmen po besoj që nuk ka me qenë vetëm një sezon, por do të ketë më shumë sezone, që me pas mundësinë edhe aktoret tjerë me u inkuadru në këtë serial. Unë jam ndjerë shumë mirë, kam pasur mundësinë të punoj me Valterin edhe me përpara, edhe karakteri që unë e luaj është shumë interesant. Roli im është roli i Agimit”, ka thënë Eshref Durmishi për Telegrafin.
Para të pranishmëve në premierë, folën edhe regjisori Valter Lucaj dhe CEO i Gjirafës, Mërgim Cahani.
Ata falënderuan të gjithë ekipin për punën e mrekullueshme të bërë që nga nisja e këtij seriali e deri në vazhdimësi.
“Rrushe” është prodhimi i parë vendor me një kastë kaq të madhe aktorësh dhe një kosto të madhe të realizimit, e cila sfidon prodhimet filmike rajonale dhe më gjerë.