RRUSHE - Serial

Episodi më i ri i serialit Rrushe është këtu

Në gjirafaVideo, sonte u publikua episodi i gjashtë i serialit vendor Rrushe. Pas shumë ndodhive në pesë episodet e para, episodi i gjashtë duket si vazhdimësi e asaj që kemi parë deri tani.

Pas gjashtë javësh, seriali Rrushe po vazhdon të na mrekullojë me ngjarjen interesante dhe realizimin e bukur. Kjo shihet edhe në episodin e gjashtë, ku familja Pirulli vazhdon të ballafaqohet me probleme, ndërsa në të kaluarën, Lëvizja Qëndresa duket se po zhvillohet vrullshëm.

Episodin e gjashtë e bën edhe më interesant paraqitja e dy personazheve të reja, Zekë Jaha dhe Samir Hoti, të luajtur nga Çun Lajçi dhe Adrian Morina. Këto dy personazhe duket se do të jenë shumë të rëndësishëm në ngjarjen e serialit Rrushe.

Më poshtë mund ta gjeni episodin e gjashtë të Rrushe, i cili shfaqet çdo të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.

 

DATE June 13, 2021 CATEGORY Lajme TAGS Adrian Morina, Çun Lajçi, Episodi 6, Samir Hoti, Zeke Jaha
← BackNext →
RRUSHE - SerialGJIRAFA prezanton një prodhim nga GJIRAFASTUDIOS me regji nga VALTER LUCAJ producente DORESA REXHA skenari nga JETON KULINXHA & PATRIK LEKAJ drejtor i fotografisë BURIM TUFA montazhi & ngjyrat KRESHNIK SHALAinxhinier i zërit GËZIM BERISHAmenaxhere e produksionit ADELE GJOKAmuzika SAMER AGOLLI skenografia ENES SAHITIkostumografia BAHTIJE KRASNIQI
R
Restricted
Under 17 requires accompanying parent or adult guardian
  • Politika e privatësisë
  • Kushtet e përdorimit
  • Kontakt
© 2022 RRUSHE. Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Gjirafa, Inc.
RRUSHE - Serial
  • Home
  • Sinopsi
  • Trailer
  • Shiko serialin këtu
  • Aktorët dhe ekipi realizues
  • Video galeria
  • Lajme