Lurni Krasniqi i lindur më 17 Korrik 2009 është aktor i ri, i cili me talentin e tij, pershkruan shumë bukur imazhin dhe vetitë e Trim Jahës.
Ka marrur pjesë në shumë projekte filmike si Bini, Rose, Albanian Virgin, Vlora, Shqiponja, Shpata prej druri dhe spote të ndryshme muzikore.
Donikë Ahmeti është një aktore dhe producente, e njohur për rolet e saj në “Armiku i Shtëpisë”, “Martesa” dhe “Një Pranverë e Paharrueshme në një fshat të harruar”.
Berat Pllana ka lindur në qytetin e Mitrovicës, Kosovë. Njihet për paraqitjet e tij në serialin “Egjeli“. Poashtu ai ka luajtur në disa filma, dhe ka qenë pjesë edhe e shumë video-klipeve.
Xhelal Haliti ka lindur në vitin 1975 në Kosovë. Ai është aktor profesional i cili ka luajtur në shumë filma dhe shfaqje teatrale siç janë “Çlirimi“, “Martesa”, “The Junction”, “Piano”.
Vjosa Abazi është aktore e teatrit e filmit. Pjesmarrëse në disa seriale në Kosovë. Autore e emisionit “Anima” për 13 vite në KTV. Regjisore dhe skenariste e Dokumentarit “Hope” fitues në Festivalin Nderkombetar të filmit në Amsterdam.
Shkëlqim Islami lindi më 14 shkurt 1987 në Kumanovë, Maqedoni e Veriut. E gjithë familja e tij është me origjinë shqiptare. Pasionin e tij për aktrim Shkëlqimi e zbuloi që në moshë të vogël. Ai studioi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve – Arte Dramatike (2006-2010). Ka luajtur në serialin e shumë pëlqyer nga publiku “SchengenVisa”, dhe në filmat si “Njëri nga ata“, “Shkallët”, “Zgjoi”, “Britmat e qytetit tim” dhe “Home”. Shkëlqimi, tani jeton dhe punon në Kumanovë.
Nexhat Xholi është aktor i famshëm shqiptar i lindur në Ferizaj, Kosovë. Ai njihet për rolin e tij në filmin e nominuar për Oscar “Zgjoi”.
Kastriot Saqipi ka lindur me 5 mars të vitit 1971 në Preshevë. Ai njihet si regjisor dhe aktor në disa projekte të ndryshme.
Gojart Kqiku, i njohur ndryshe edhe me emrin artistik “LLOCH” është aktor dhe këngëtar i famshëm. Ka lindur në Gjilan, Kosovë.