RRUSHE - Serial

Shfaqet episodi i ri dhe shumë emocional i serialit dramë-krim Rrushe

Episodi i tetë i serialit Rrushe sapo u shfaq në T7, dhe tani mund të shikohet në gjirafaVideo. Seriali Rrushe shfaqet çdo të diel nga ora 21:00.

Pas lajmit se trupi i Arbenit u zbulua, familja Pirulli, më saktësisht Vesa, ballafaqohen me shumë probleme. Mentori, tashmë i lëshuar nga spitali, duket se ka probleme me kujtesën, por kjo nuk e ndalon atë që të kthehet në punë.
Ndërkohë, Lëvizja Qëndresa ballafaqohet me një problem të madh, i cili mund ta ndryshojë rrjedhën e tërë serialit.

Pas tetë episodave, seriali Rrushe pritet të ketë një kthesë të papritur në episodat e ardhshme, ku nuk do të mungojnë edhe vrasjet e misteret e ndryshme.
Rrushe vjen çdo javë në ekranet tuaja televizive, më saktësisht, të dielen nga ora 20:00 në T7.
Nga ora 21:00 serialit e keni të gatshëm në platformën gjirafaVideo, pa pagesë dhe në çdo kohë. Në këtë platformë ju mund t’i shikoni edhe episodet e kaluara.
Episodin e tetë të Rrushe mund ta ndiqni më poshtë.

DATE June 28, 2021 CATEGORY Lajme TAGS Arben, Berat Hoti, Episodi 8, Levizja Qendresa, Mentor, Pirulli, rrushe, Vesa
← BackNext →
RRUSHE - SerialGJIRAFA prezanton një prodhim nga GJIRAFASTUDIOS me regji nga VALTER LUCAJ producente DORESA REXHA skenari nga JETON KULINXHA & PATRIK LEKAJ drejtor i fotografisë BURIM TUFA montazhi & ngjyrat KRESHNIK SHALAinxhinier i zërit GËZIM BERISHAmenaxhere e produksionit ADELE GJOKAmuzika SAMER AGOLLI skenografia ENES SAHITIkostumografia BAHTIJE KRASNIQI
R
Restricted
Under 17 requires accompanying parent or adult guardian
  • Politika e privatësisë
  • Kushtet të përdorimit
  • Kontakt
© 2022 RRUSHE. Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Gjirafa, Inc.
RRUSHE - Serial
  • Home
  • Sinopsi
  • Trailer
  • Shiko serialin këtu
  • Aktorët dhe ekipi realizues
  • Video galeria
  • Lajme