Shkëlqim Islami lindi më 14 shkurt 1987 në Kumanovë, Maqedoni e Veriut. E gjithë familja e tij është me origjinë shqiptare. Pasionin e tij për aktrim Shkëlqimi e zbuloi që në moshë të vogël. Ai studioi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arteve – Arte Dramatike (2006-2010). Ka luajtur në serialin e shumë pëlqyer nga publiku “SchengenVisa”, dhe në filmat si “Njëri nga ata“, “Shkallët”, “Zgjoi”, “Britmat e qytetit tim” dhe “Home”. Shkëlqimi, tani jeton dhe punon në Kumanovë.