Rrushe “Në brendësi” – Intervista të thelluara me aktorët e serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Seriali “Rrushe” përmbylli sezonin me një episodë të bukur, të mbushur me kthesa të papritura. Episodi i 20-të na paraqet personazhet kryesore dhe pasojat e të gjitha ndodhive deri tani.
Në gjirafaVideo u publikua episodi i njëzetë i “Rrushe”. Ky episod vjen menjëherë pas tronditjës që ndodhi në episodin e kaluar, ku Faruk Pirulli u dorëzua nga jeta dhe fshehtësitë. Por, edhepse gjyshi i Vesës nuk është më, fletorja e Lëvizjes Qëndresa është ende e gjallë. Fati i saj dhe i personazheve tjera të serialit do të kuptohet në këtë sezon, i cili pa dyshim se ka lënë publikun të mahnitur me mënyrën e trajtimit të ngjarjeve, me aktrimin dhe regjinë e bukur, si dhe përshkrimin e të tashmes dhe të kaluarës.
“Rrushe” është seriali i parë vendor që theu barrierën e prodhimeve dramë-krim të nivelit botëror, duke u pritur mjaft bukur nga publiku.
Tregimi i Lëvizjes Qëndresa, ballafaqimi i heronjëve të së kaluarës me armikun dhe lufta për mirëqenien e popullit, e tashmja e errët si pasojë e të kaluarës, korrupsioni me toka dhe hakmarrja për ata që pësuan nga e keqja, janë vetëm disa nga temat që e bëjnë serialin “Rrushe” ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.
Të gjitha episodat e serialit tani i gjeni në gjirafaVideo, pa pagesë dhe me kualitet të lartë 4K.
Episodi i nëntëmbëdhjetë i serialit vendor “Rrushe” u publikua në gjirafaVideo.
“Rrushe” po afrohet drejt fundit të sezonit dhe me këtë episod arrihet pika kulminante e serialit, ku përballja me të vërtetën dhe ballafaqimi me të kaluarën shpalosen në një moment dramatik.
Vesa Pirulli dhe Faruk Pirulli. Mbesë e gjysh, përballë njëri tjetrit. Për Lëvizjen, për të kaluarën, për të tashmen. Episodi i ri i serialit “Rrushe” është një tjetër dëshmi se përse ky serial ka bërë bujë të madhe në vend. Pas thuajse pesë muajsh në transmetim, seriali i dashur vendor po afrohet drejt fundit të sezonit. E kur fundi është afër, drama nuk mungon.
Cfarë do të ndodhë mes Vesës dhe Farukut? Cfarë fati do të ketë Agim Pirulli? Po Berati dhe Sadik Hoti?
Këto pyetje gjejnë përgjigje në episodin më të ri të serialit “Rrushe”, i cili është publikuar në gjirafaVideo.com.
Shikoni episodin e nëntëmbëdhjetë të “Rrushe” më poshtë.
Episodi 19 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Episodi 18 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Episodi i shtatëmbëdhjetë i serialit vendor “Rrushe” është publikuar në gjirafaVideo. Ky episod karakterizohet me shumë dinamikë e shumë tension.
“Rrushe” po vazhdon të na ofrojë atë cfarë kishte premtuar: dramë, krim dhe ndodhi të papritura. Episodi i ri, një episod i vështirë për t’u përballuar, por aq sa i vështirë edhe i mrekullueshëm, na vendosë Vesa Pirullin dhe Berat Hotin në qendër të vëmendjes.
Të dy këto personazhe ballafaqohen me momente vendimtare, të cilat duket se fundin e sezonit do ta sjellin në një kulminacion të paparë.
Fati i Vesës dhe i Beratit, vështirësitë e Mentorit, Meritës dhe Armendit. Takimi i Sadik Hotit me armikun e tij Faruk Pirullin, dhe një moment drithërues në fund, e bëjnë këtë episodë të jashtëzakonshme.
Ndiqni episodin e ri të “Rrushe” më poshtë.
Episodi 17 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Episodi 16 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Episodi i gjashtëmbëdhjetë i serialit dramë-krim “Rrushe” pritet të jetë i jashtzakonshëm. Pas shumë episodave interesante, ku ngjarjet dramatike po akumulohen, episodi i ri duket se do të përcjellë të njejtin tempo.
Këtë të diel, duke filluar nga ora 20:00 në kanalin T7, e duke vazhduar nga ora 21:00 në GjirafaVideo, lansohet episodi i ri i serialit “Rrushe”.
Familja Pirulli kanë probleme të mëdha. Vesa ka zbuluar një të vërtetë tronditëse të Beratit, i cili gjithashtu ka probleme nga të gjitha anët. Mentori tani ka një tjetër “hije pas shpinës”, një person të rrezikshëm me emrin Vehbi Nallaku, i cili ia kë blerë borxhin dhe kërkon nga Mentori t’ia shesë tokën.
Deri sa problemet për Pirullët spo ndalen, për Dinora Bejtën, apo ndryshe Flaka Lahun, gjërat janë edhe më të vëshitra. Dinora vizitoi shtëpinë e Faruk Pirullit, për të gjetur fletorën që dëshmon pafajsinë e babait të saj Musë Lahut. Dinora tenton të largohet me fletore, por i gatshëm për të na befasuar, si gjithmonë, është Faruk Pirulli.
Se si do të zhvillohen këto ngjarje, mbetet të shihet këtë të diel.
Ndërkohë, promon e episodit të gjashtëmbëdhjetë të “Rrushe” mund ta ndiqni më poshtë.