Në gjirafaVideo sapo u publikua episodi i ri i serialit vendor Rrushe. Pas episodës fantastike javën e kaluar, episodi i ri tregon pasojat dhe vështirësitë e personazheve të këtij seriali.
Pas shkatërrimit të Lëvizjes Qëndresa, Musë Lahu shpallet tradhtar dhe detyrohet të largohet. Shumë vrasje dhe ndodhi karakterizuan episodin e dhjetë të serialit Rrushe, ndërsa sonte, në episodin e njëmbëdhjetë tregohen pasojat e këtyre ndodhive.
Vesa Pirulli viziton gjyshin e saj në fshat, por me vete ka një person që ka interes të madh të takojë Faruk Pirullin.
Seriali Rrushe vazhdon të shpalosë ngjarjëen me shumë dinamikë, gjë që e bën këtë serial shumë të mirëpritur nga publiku.
Rrushe shfaqet të dielave nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Episodin e njëmbëdhjetë të serialit Rrushe mund ta gjeni më poshtë.
Episodi 11 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Pas një episode drithëruese, në gjirafaVideo.com u publikua edhe promoja e episodit të ri të serialit Rrushe, e cila duket se na paraqet pasojat e shkatërrimit të Lëvizjes Qëndresa.
Të dielen përfundoi episodi i 10 i serialit dramë-krim Rrushe, i prodhuar nga GjirafaStudios. Episodi i dhjetë solli shumë momente dramatike, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme për vazhdimësinë e ngjarjes. Kjo episodë solli shumë vrasje të cilat rezultuan me shpërbërjen e Lëvizjes Qëndresa. E gjithë kjo histori ndodhë në vitin 1995. Mirëpo, në të tashmen, Vesa Pirulli ka filluar të zbulojë gjëra të paditura për gjyshin e saj, Faruk Pirullin.
Episodi i 11-të i serialit Rrushe shfaqet këtë të diel nga ora 20:00 në T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.com.
Më poshtë e gjeni promon e episodit të ri të serialit Rrushe.