Seriali “Rrushe” përmbylli sezonin me një episodë të bukur, të mbushur me kthesa të papritura. Episodi i 20-të na paraqet personazhet kryesore dhe pasojat e të gjitha ndodhive deri tani.
Në gjirafaVideo u publikua episodi i njëzetë i “Rrushe”. Ky episod vjen menjëherë pas tronditjës që ndodhi në episodin e kaluar, ku Faruk Pirulli u dorëzua nga jeta dhe fshehtësitë. Por, edhepse gjyshi i Vesës nuk është më, fletorja e Lëvizjes Qëndresa është ende e gjallë. Fati i saj dhe i personazheve tjera të serialit do të kuptohet në këtë sezon, i cili pa dyshim se ka lënë publikun të mahnitur me mënyrën e trajtimit të ngjarjeve, me aktrimin dhe regjinë e bukur, si dhe përshkrimin e të tashmes dhe të kaluarës.
“Rrushe” është seriali i parë vendor që theu barrierën e prodhimeve dramë-krim të nivelit botëror, duke u pritur mjaft bukur nga publiku.
Tregimi i Lëvizjes Qëndresa, ballafaqimi i heronjëve të së kaluarës me armikun dhe lufta për mirëqenien e popullit, e tashmja e errët si pasojë e të kaluarës, korrupsioni me toka dhe hakmarrja për ata që pësuan nga e keqja, janë vetëm disa nga temat që e bëjnë serialin “Rrushe” ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.
Të gjitha episodat e serialit tani i gjeni në gjirafaVideo, pa pagesë dhe me kualitet të lartë 4K.
“Rrushe” po i afrohet fundit të sezonit të parë, një sezon fantastik dhe i mbushur me plot dramë. Seriali dramë-krim ka ngazëllyer publikun gjatë 20 javëve të fundit, me ngjarjen dramatike, aktrimin profesional, e regjinë e mrekullueshme.
“Rrushe” ka bërë një rrugëtim të gjatë e të bukur. 20 episode përmbyllin sezonin e parë këtë të diel, duke lënë shenjë në kinematografinë vendore, si një nga serialet me prodhimin më të mirë deri tani në vend. Episodi i kaluar solli shumë momente dramatike, të cilat përmbyllën një kapitull të vështirë, sidomos për protagonisten kryesore Vesa Pirullin.
Por, duket se drama nuk ka përfunduar ende, pasi promoja e publikuar në gjirafaVideo.com na ka zbuluar se ka shumë për të ndodhur në këtë serial të mbushur me të papritura.
Se ku do të përfundojnë personazhet më të dashura të këtij seriali mbetet të shihet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Promon e episodit të fundit të “Rrushe” mund ta shikoni më poshtë: