“Rrushe” po i afrohet fundit të sezonit të parë, një sezon fantastik dhe i mbushur me plot dramë. Seriali dramë-krim ka ngazëllyer publikun gjatë 20 javëve të fundit, me ngjarjen dramatike, aktrimin profesional, e regjinë e mrekullueshme.
“Rrushe” ka bërë një rrugëtim të gjatë e të bukur. 20 episode përmbyllin sezonin e parë këtë të diel, duke lënë shenjë në kinematografinë vendore, si një nga serialet me prodhimin më të mirë deri tani në vend. Episodi i kaluar solli shumë momente dramatike, të cilat përmbyllën një kapitull të vështirë, sidomos për protagonisten kryesore Vesa Pirullin.
Por, duket se drama nuk ka përfunduar ende, pasi promoja e publikuar në gjirafaVideo.com na ka zbuluar se ka shumë për të ndodhur në këtë serial të mbushur me të papritura.
Se ku do të përfundojnë personazhet më të dashura të këtij seriali mbetet të shihet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Promon e episodit të fundit të “Rrushe” mund ta shikoni më poshtë:
Episodi vijues i serialit “Rrushe” pritet të jetë i mbushur plotë me informacione të reja për protagonistët e ngjarjeve paraprake, e përcjellë edhe me vendime kritike nga ta.
Në episodin e kaluar Mentori në takimin e tij me Albanin dhe Milotin nuk duket se është i kënaqur, ndërsa Merita në takimin me drejtorin Hilmi Tuka. Që të dy ikin për në spital kur marrin vesh për situatën e Vesës, të shtrirë e që vjen e përkeqësohet edhe me shumë.
Familja Pirulli edhe në këtë episod do të përcillen me telashe që po i ndjekin nga pas si hije, por se a do të ia dalin kësaj radhe me ndihmën e miqve dhe mbështetjes së njëri tjetrit, mbetet të shihet.
Këtë të diel do të shfaqet një episod premtues, i tetëmbëdhjeti me radhë i serialit Rrushe, që mund ta ndiqni nga ora 20:00 në T7 dhe në orën 21:00 e gjeni përherë në gjirafaVideo.com.
Promon e episodit të tetëmbëdhjetë të Rrushe mund të e shihni më poshtë.