Gjatë këtij viti u lansua seriali shumë i përfolur “Rrushe” i zhanrit dramë/krim, prodhuar nga gjirafaStudios i cili sjelli risi për nga mënyra e realizimit, kastës së aktorëve si dhe trajtimit të ngjarjeve.
“Rrushe” është seriali më i madh që është prodhuar në vendet shqipfolëse ku ka mbledhur aktorët më të mirënjohur në vend si Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Enver Petrovci, Bislim Muçaj, Aurita Agushi, Shkumbin Istrefi, Adriana Matoshi, Doresa Rexha, Armend Smajli, Eshref Durmishi, Adrian Morina, Arta Muçaj, Ernest Malazogu, Andi Bajgora, e shume të tjerë.
Se sa me përkushtim, dashuri e pasion është punuar ky serial kanë treguar aktorët përmes këtyre intervistave në “Rrushe në brendësi”.
Secili aktor flet me shumë emocione për eksperiencën e tyre në serial si dhe shumica prej tyre janë me lot në sy.
Intervistat mund t’i ndiqni në videon më poshtë.
Gjithë ju që nuk e keni parë sezonin i të serialit “Rrushe” e gjeni online në GjirafaVideo.com.
“Rrushe” është serial dramë/krim, me familjen Pirulli si protagonistë kryesorë. Familja Pirulli janë një familje e zakonshme prishtinase, apo së paku kështu duken në sytë e të tjerëve. Vesa, vajza e familjes, punon si gazetare hulumtuese. Por, një e kaluar e errët, e mistershme dhe brutale, që gjenezën e kishte në bujari e mirësi, rikthehet që t’ua ndryshojë jetërat atyre që më së paku e meritojnë. E në udhëkryq të kësaj ngjarje gjindet Vesa, për të cilën koncepti i drejtësisë dhe dashurisë do të ndryshojë përgjithmonë.
Seriali “Rrushe” trajton dy periudha kohore që ndërlidhen mes vete: Të tashmen dhe fundin e viteve ’90.
Rrushe “Në brendësi” – Intervista të thelluara me aktorët e serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Episodi 13 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Episodi i shtatë i serialit Rrushe u publikua në gjirafaVideo, pas premierës në kanalin T7. Ky episod e zhvillon edhe më thellë ngjarjen, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen.
Rrushe po na sjellë episode shumë interesante, të cilat çdo të diel po na bëjnë më të ngujuar në këtë serial. Episodi i shtatë i serialit dramë-krim është tjetër dëshmi e kësaj, ku ndodhën shumë ngjarje të papritura për personazhet kryesore. Deri sa Mentor Pirulli lirohet nga spitali, pjestarët tjerë të familjes gjinden në situata shumë të palakmueshme, të cilat në fund të episodit arrijnë kulmin.
E kthimi në kohë, tanimë një temë e përsëritur në këtë serial, na njofton me disa personazhe të reja, pjestarë të rinj të Lëvizjes Qëndresa. Faruk Pirulli, Bashkim Pirulli, Rexhep Berisha, i bashkohen Lëvizjes Qëndresa, për t’u përgatitur për më të keqen.
Se çfarë do të ndodhë në vazhdim, mbetet të shihet. Serialin Rrushe mund ta ndiqni çdo të diel në T7, nga ora 20:00, dhe në gjirafaVideo, nga ora 21:00. Në gjirafaVideo gjithashtu i gjeni të gjitha episodat e serialit, deri në episodin e shtatë.
Të dielen, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo, shfaqet episodi i pestë i serialit Rrushe,
i cili pritet të jetë episodi më dinamik deri më tani.
Nga episodet e kaluara kemi parë familjen Pirulli, teksa ballafaqohen me shumë probleme si vrasje,
intriga, tradhëti e aksidente.
Por, episodi i kaluar, ai i katërt, solli diçka të re në këtë serial. Rrushe u kthye mbrapa në kohë, më
saktësisht në vitin 1995, në qytetin e Dresdenit në Gjermani, ku shihen dy persona të përndjekur, Musë Lahu
dhe Demir Jaha, teksa bisedojnë për Lëvizjen Qëndresa. Kjo lëvzije, e filluar nga Demir Jaha dhe
babai i tij, duket se ka qëllime patriotike e kombëtare. Por, rreziku që kanoset nga kjo, për Demir Jahën
do të thotë largim nga vendi. Përgjegjës për fletoren dhe për Lëvizjen Qëndresa mbetet Musë Lahu.
Ndërkohë, në të tashmen, Mentori, babai i familjës Pirulli, pëson diçka që mund të jetë fatale.
Se çfarë do të ndodhë në të tashmen e në të kaluarën në Rrushe, mbetet të shihet.
Në gjirafaVideo u lansua edhe promo e episodit të pestë, i cili na jep një ide se çfarë pritet të ndodhë në
këtë serial.
Të dielen, ndiqni episodin e pestë të serialit Rrushe, nga 20:00 në T7 apo 21:00 në gjirafaVideo.
Promon e episodit të pestë mund ta shikoni më poshtë.
Episodi 4 i serialit tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Seriali “Rrushe”, me dy episodet e para ka filluar rrugëtimin e një drame të vërtetë, ku krimi, mashtrimet e fshehtësitë sa po shkojnë e po bëhen më intensive.
Episodi i tretë i “Rrushe” shfaqet këtë të diel.
Nga ora 20:00 në T7 dhe 21:00 në GjirafaVideo, seriali më i ri dramë-krim me titull Rrushe, do të vazhdojë të na lë pa fjalë, pas shumë zhvillimeve në dy episodet e para.
Episodi i tretë sjell pasojat e ngjarjeve që kaluan, por edhe zhvillime e personazhe të reja.
Misteri që përshkoi episodin e parë, u zhvillua tutje në episodin e dytë, e kjo i la shikuesit të shokuar me përfundimin, që e bën ngjarjen edhe më të rëndë e dramatike.
Se çfarë pritet të zhvillohet në episodin e tretë, ju mund ta shikoni promon e sapo lansuar KËTU ose në GjirafaVideo.
Mos harroni, “Rrushe” shfaqet të dieleve, nga ora 20:00 në kanalin T7, si dhe nga ora 21:00 online në GjirafaVideo.
Nuk është thjesht një film apo serial që ngjason me telenovelat turke e ato spanjolle.
“Rrushe” – seriali më i ri vendor i zhanrit dramë/krim zhvillohet në dy periudha kohore që njëherësh kanë lidhje mes vete – për të tashmen dhe fundin e viteve ’90.
Seriali po ashtu trajton edhe disa tema të tjera me të cilat përballemi e jemi të përfshirë thuajse çdo ditë siç janë: krimi, korrupsioni, roli i gruas në shoqëri, bullizmi e çrregullimet mendore.
Me një kast të mrekullueshëm të aktorëve e me fytyrat më të dashura të ekranit, ky projekt nis që nga dita e sotme (e diel) në gjirafaVideo.com.
Për të mësuar më shumë rreth projektit më të madh të realizuar ndonjëherë, aktorja Doresa Rexha në një intervistë dhënë për Telegrafin shpalos më në detaje se çfarë saktësisht përmban seriali.
Rexha, e cila ka rolin kryesor në “Rrushe”, gjithashtu flet për sfidat dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë xhirimeve marrë parasysh situatën tashmë të krijuar me COVID-19.
“Sa i përket serialit ‘Rrushe’ është një nga projektet më sfiduese për mua dhe në të njëjtën kohë me procesin më të bukur nga i cili jo vetëm që kam marrë mësim por edhe jam rritur personalisht dhe profesionalisht. ‘Rrushe’ është një serial dramë/krim me familjen Pirulli si protagonistë kryesorë. Në serial ngjarja zhvillohet në dy periudha kohore që ndërlidhen mes vete: Të tashmen dhe fundin e viteve ’90. Po ashtu trajton temat aktuale të cilat përballemi në përditshmëri si krimi, korrupsioni, ndikimi i familjes tek fëmijët, rolin e gruas në shoqëri, zhvillimin e karrierën, bullizmi në shkolla dhe më gjerë, tradhtinë, çrregullimet mendore. Skenarist është Jeton Kulinxha dhe Patrik Lekaj si dhe regjisor Valter Lucaj. Ky serial do t’i ketë 20 episode për fillim dhe sigurisht nëse i arrijmë apo kalojmë pritshmërinë tonë dëshirojmë që të vazhdojmë edhe shumë episode të tjerë”, ka thënë Doresa Rexha për Telegrafin.
Meqenëse është në një nga rolet kryesore në serial, Doresa flet për atë që do të luajë dhe përgjegjësinë që mban pas nofkës dhe jo vetëm.
“Unë në serial e luaj rolin e Vesa Pirullit ose ‘Rrushe’, nofkë kjo e vendosur nga gjyshi i saj. Që para një viti kur kemi filluar me konceptimin e serialit, përpos vështirësive të tjera ka qenë edhe roli i Vesës pasi që jam pjesë e Gjirafës dhe pas shumë diskutimeve me regjisorin e më shumë pjesëtarë të tij të ekipit vendosa që ta pranoj këtë rol mirëpo e gjithë kjo falë besimit të regjisorit dhe tërë ekipit që kanë pasur tek unë. Sigurisht që është përgjegjësi e madhe sepse përpos si aktore që jam munduar të dhuroj më të mirë nga vetja, po ashtu edhe përgjegjësia ndaj Gjirafës dhe ndaj ekipit që më kanë dhënë besimin e tyre. Vesa është një ndër personazhet që më ka dhënë lirinë të eksperimentoj dhe të guxoj më shumë. Falë punës me regjisorin, besimin nga Gjirafa, përvoja me gjithë këtë kast të aktorëve, mësimet që po i marrë gjatë rrugës më kanë bërë që me këtë rol të guxoj më shumë dhe të tejkaloj kufizimet që ndonjëherë i kemi ne si aktorë. Gjithsesi, me padurim pres që seriali të shfaqet që të marrë edhe sugjerime e këshilla nga publiku të cilët janë motivi dhe arsyeja e përkushtimit dhe punës tonë”, thotë më tej aktorja.
Doresa në vazhdim tregon për vështirësitë që kanë hasur gjatë xhirimeve meqë akoma ndodhemi në një gjendje të rënduar dhe që ende kërkohet zbatimi i masave antiCOVID.
“Së pari si përfaqësuese e Gjirafës ka qenë shumë e vështirë që të marrin një vendim për të prodhuar një projekt kaq të madh në një periudhë në të cilën ndodhemi por për ne gjithmonë audienca dhe përdoruesit tanë janë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër dhe gjithmonë mundohemi që pavarësisht vështirësive të sjellim risi për ta. Vështirësi ka pasur jashtëzakonisht shumë duke filluar nga frika dhe kujdesi sa i përket shëndetit të secilit pjesëtarët të ekipit, pastaj masat gjë që është gati e pamundur të xhirosh në rrethana të tilla, për shkak të numrit të madh të ekipit ku janë afër 80 persona shpesh herë gjatë kësaj periudhe ka ndodhur që të rezultojnë pozitivë me COVID-19, pastaj për shkak të madhësisë së projektit ka pasur sfida si bindja, besimi në projekt, menaxhimi i punëve e shumë të tjera por që nga dita e parë e ende vazhdon të na mbajë dashuria që kemi për projektin dhe motivi që me të vërtetë do të sjellim vlerë tek publiku ynë”, shton Rexha.
Si pjesë e GjirafaVideo prej vitesh, aktorja ndan arsyen kryesore se përse vijnë në jetë projekte të tilla, siç është rasti edhe me serialin “Rrushe”.
“Për fund, dua të ndaj arsyen kryesore se përse vjen në jetë një projekt si ‘Rrushe’ e si shumë punë e projekte të tjera. Si pjesë e kompanië tashmë e 7 vite, që nga fillimet e Gjirafës e deri më tani i gjithë ekipi varësisht prej departamenteve kemi punuar më shumë mund e përkushtim që të sjellim në treg produkte të cilat sjellin risi, të cilat ofrojnë zgjidhje dhe shtojnë vlerë. Një ndër këto projekte është edhe ‘Rrushe’ projekt i cili nuk do ishte realizuar pa dashurinë, besimin, përkushtimin, mundin e kujdesin e krejt ekipit të Gjirafës”, përfundon intervistën Doresa Rexha.
Valmir Krasniqi është aktor i njohur shqiptar. Ai njihet nga filmat “Shoferi dhe “Zgjoi”. Tek Seriali “Rrushe” ai luan rolin e Oficer Gashi.
Sunaj Raça, është aktor dhe regjisor i mirënjohur shqiptar, i lindur më 25 gusht 1967 në Prishtinë. Debutoi në Teatrin e Kosovës në vitin 1979 në moshën 12 vjeçare me shfaqjen “Prefekti” për të vazhduar pastaj me shfaqjet “Genci”, “Trungu Ilir”, “Ana Karenina”, etj. Në vitin 1997 punon si autor i një emisioni për të rinjë në Radio Televizionin e Prishtinës deri me largimin e dhunshëm nga pushteti i Serbisë.
Studimet i mbaroi për aktor në Universitetin e Prishtinës në Degën e Artit Dramatik dhe ishte në gjeneratën e parë në Kosovë në klasën e prof. Faruk Begollit. Deri me tani ka realizuar shumë role në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në Teatrin Dodona.
Si regjisor ka realizuar disa filma të zhanreve të ndryshme, ndërsa vlen të veçohet filmi artistik i metrazhit të gjate i titulluar Etjet e Kosovës që është realizuar në vitin 2002 si projekti i parë kinematografik pas luftës në Kosovë. Ky film mori pjesë në shumë festivale ndërkombëtare të filmit si në: West Palm Beach, Kalkuta, Berlin – Black Box, Tiranë, Bruksel etj. Në kuadër të krijimtarisë së tij kinematografike ka realizuar edhe filma dokumentarë si : “Masakrat e Rrezallës”, “Të mbijetosh vdekjen”, “Shitësit e vegjël”, “Ciceroni” (i prezantuar edhe në festivalin ndërkombëtar në Mediterranean Film Festival).
Jeton dhe vepron në Kosovë.