Gjatë këtij viti u lansua seriali shumë i përfolur “Rrushe” i zhanrit dramë/krim, prodhuar nga gjirafaStudios i cili sjelli risi për nga mënyra e realizimit, kastës së aktorëve si dhe trajtimit të ngjarjeve.
“Rrushe” është seriali më i madh që është prodhuar në vendet shqipfolëse ku ka mbledhur aktorët më të mirënjohur në vend si Çun Lajçi, Xhevat Qorraj, Enver Petrovci, Bislim Muçaj, Aurita Agushi, Shkumbin Istrefi, Adriana Matoshi, Doresa Rexha, Armend Smajli, Eshref Durmishi, Adrian Morina, Arta Muçaj, Ernest Malazogu, Andi Bajgora, e shume të tjerë.
Se sa me përkushtim, dashuri e pasion është punuar ky serial kanë treguar aktorët përmes këtyre intervistave në “Rrushe në brendësi”.
Secili aktor flet me shumë emocione për eksperiencën e tyre në serial si dhe shumica prej tyre janë me lot në sy.
Intervistat mund t’i ndiqni në videon më poshtë.
Gjithë ju që nuk e keni parë sezonin i të serialit “Rrushe” e gjeni online në GjirafaVideo.com.
“Rrushe” është serial dramë/krim, me familjen Pirulli si protagonistë kryesorë. Familja Pirulli janë një familje e zakonshme prishtinase, apo së paku kështu duken në sytë e të tjerëve. Vesa, vajza e familjes, punon si gazetare hulumtuese. Por, një e kaluar e errët, e mistershme dhe brutale, që gjenezën e kishte në bujari e mirësi, rikthehet që t’ua ndryshojë jetërat atyre që më së paku e meritojnë. E në udhëkryq të kësaj ngjarje gjindet Vesa, për të cilën koncepti i drejtësisë dhe dashurisë do të ndryshojë përgjithmonë.
Seriali “Rrushe” trajton dy periudha kohore që ndërlidhen mes vete: Të tashmen dhe fundin e viteve ’90.
Episodi 13 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Valmir Krasniqi është aktor i njohur shqiptar. Ai njihet nga filmat “Shoferi dhe “Zgjoi”. Tek Seriali “Rrushe” ai luan rolin e Oficer Gashi.
Sunaj Raça, është aktor dhe regjisor i mirënjohur shqiptar, i lindur më 25 gusht 1967 në Prishtinë. Debutoi në Teatrin e Kosovës në vitin 1979 në moshën 12 vjeçare me shfaqjen “Prefekti” për të vazhduar pastaj me shfaqjet “Genci”, “Trungu Ilir”, “Ana Karenina”, etj. Në vitin 1997 punon si autor i një emisioni për të rinjë në Radio Televizionin e Prishtinës deri me largimin e dhunshëm nga pushteti i Serbisë.
Studimet i mbaroi për aktor në Universitetin e Prishtinës në Degën e Artit Dramatik dhe ishte në gjeneratën e parë në Kosovë në klasën e prof. Faruk Begollit. Deri me tani ka realizuar shumë role në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në Teatrin Dodona.
Si regjisor ka realizuar disa filma të zhanreve të ndryshme, ndërsa vlen të veçohet filmi artistik i metrazhit të gjate i titulluar Etjet e Kosovës që është realizuar në vitin 2002 si projekti i parë kinematografik pas luftës në Kosovë. Ky film mori pjesë në shumë festivale ndërkombëtare të filmit si në: West Palm Beach, Kalkuta, Berlin – Black Box, Tiranë, Bruksel etj. Në kuadër të krijimtarisë së tij kinematografike ka realizuar edhe filma dokumentarë si : “Masakrat e Rrezallës”, “Të mbijetosh vdekjen”, “Shitësit e vegjël”, “Ciceroni” (i prezantuar edhe në festivalin ndërkombëtar në Mediterranean Film Festival).
Jeton dhe vepron në Kosovë.