Episodi 7 i serialit tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Pas një episodi të bukur që u shfaq të dielen e kaluar, seriali Rrushe pritet të vazhdojë rrugëtimin me një episod tjetër, episodin e shtatë, i cili duket mjaft interesant, bazuar në promon që u shfaq në gjirafaVideo.
Episodi i gjashtë u përmbyll me një puthje të ngrohtë mes Vesës e Beratit. Mirëpo, gjërat sa kanë filluar të bëhen më dramatike në serialin më të ri vendor Rrushe. Lëvizja Qëndresa, me në krye Zekë Jahën, ka filluar të zhvillohet. Në episodin e ri, kjo lëvizje kombëtare do të marrë krahë, kur në skenë paraqiten pjestarët e ri, Rexhep Berisha, Faruk Pirulli dhe Bashkim Pirulli. Këta tre, së bashku me Musë Lahun e ardhur nga Gjermania dhe shokun e tij Samir Hotin, do të kujdesen që në rast lufte, populli të jetë i gatshëm.
Ndërkohë, në të tashmen gjërat duket se po përmirësohen. Së paku për Mentor Pirullin, i cili është gati të lirohet nga spitali. Mirëpo, për derisa Mentor Pirulli ka lajme të mira, e njejta nuk vlen për djalin e tij Armendin dhe mikun e pandashëm Arsimin, të cilët do të futen në një sherr të papritur.
Episodin e shtatë të serialit Rrushe mund ta ndiqni këtë të diel, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Episodi 6 i serialit tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Në gjirafaVideo është publikuar promo e episodit të gjashtë të serialit Rrushe, i cili duket që po bëhet shumë interesant në secilën episodë që po shfaqet.
Rrushe po vazhdon me ngjarjen misterioze dhe dramatike, e cila po zhvillohet nga të gjitha anët. Kur themi nga të gjitha anët, nënkuptojmë vrasjet e episodit të parë, lëndimin e Mentor Pirullit, Lëvizjen Qëndresa në Dresden, e arritjen e Musë Lahut në Gjakovë.
E kaluara dhe e tashmja kanë problemet e tyre, të cilat duket se do të thellohen edhe më shumë.
Në episodin e gjashtë shohim disa fytyra të reja që do të paraqiten në serialin Rrushe, si ajo e aktorit Çun Lajçi dhe Adrian Morina.
Seriali Rrushe rikthehet të dielën, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Më poshtë mund ta shikoni promon e episodit të gjashtë të serialit Rrushe.
Episodi i pestë i serialit Rrushe është këtu, dhe është thjesht i bukur. Një episod që ndërlidhë shumë elemente të episodave të kaluara, por që na ofron edhe një shpresë se episodat e ardhshme do të jenë edhe më interesante.
Rrushe po vazhdon transmetimin çdo të diel, duke na futur më thellë në ngjarjen që po zhvillohet në këtë serial. Episodi i pestë i këtij seriali, edhe pse është vazhdimësi e ngjarjes nga episodat e kaluara, duket se është në nivel tjetër, që tregon se ky serial sa po shkon e po bëhet më i mirë.
Episodi i katërt na njoftoi me Musë Lahun, Demir Jahën, e më e rëndësishmja, me Lëvizjën Qëndresa, ndërsa përfundoi me Mentor Pirullin në tokë, i gjakosur, e pa shenja jete.
Se çfarë do të ndodhë me Mentorin, Vesën, e rrugëtimin e Lëvizjës Qëndresa, ndiqni më poshtë episodin më të ri të serialit Rrushe.
Rrushe shfaqet çdo të diel, nga ora 20:00 në T7 dhe nga 21:00 në gjirafaVideo.