Rrushe “Në brendësi” – Intervista të thelluara me aktorët e serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
“Rrushe” po i afrohet fundit të sezonit të parë, një sezon fantastik dhe i mbushur me plot dramë. Seriali dramë-krim ka ngazëllyer publikun gjatë 20 javëve të fundit, me ngjarjen dramatike, aktrimin profesional, e regjinë e mrekullueshme.
“Rrushe” ka bërë një rrugëtim të gjatë e të bukur. 20 episode përmbyllin sezonin e parë këtë të diel, duke lënë shenjë në kinematografinë vendore, si një nga serialet me prodhimin më të mirë deri tani në vend. Episodi i kaluar solli shumë momente dramatike, të cilat përmbyllën një kapitull të vështirë, sidomos për protagonisten kryesore Vesa Pirullin.
Por, duket se drama nuk ka përfunduar ende, pasi promoja e publikuar në gjirafaVideo.com na ka zbuluar se ka shumë për të ndodhur në këtë serial të mbushur me të papritura.
Se ku do të përfundojnë personazhet më të dashura të këtij seriali mbetet të shihet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Promon e episodit të fundit të “Rrushe” mund ta shikoni më poshtë:
Episodi 18 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Episodi i 17-të i serialit “Rrushe” duket shumë premtues. Pas shumë dramave që pamë në episodet e fundit, duket se episodi i ri do të jetë i mbushur me emocion. Në gjirafaVideo është publikuar edhe promo e këtij episodi.
Episodi i kaluar i serialit “Rrushe” ishte vërtetë drithërues. Në atë episod pamë përballjen mes Faruk Pirullit dhe Dinora Bejtës, e cila përfundoi tragjikisht.
Në këtë episod edhe Vesa Pirulli pati një moment dramatik, ku në banesën e Dinorës zbulon sekretin e saj.
Këto momente duket se do t’i kenë pasojat e tyre në episodet që vijnë, duke filluar nga episodi i ri që shfaqet këtë të diel.
Në gjirafaVideo.com është publikuar promoja e re, ajo e episodit 17, të cilën mund ta shikoni më poshtë.
Ndërsa episodi i ri i “Rrushe” shfaqet të dielën, nga ora 20:00 premierë në T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Episodi 14 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Episodi 12 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Episodi 5 i serialit tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Të dielën në orën 20:00, në kanalin T7 dhe në GjirafaVideo në ora 21:00 u publikua premiera e episodit të parë të serialit më të ri dramë-krim Rrushe, të prodhuar nga GjirafaStudios.
Seriali i shumëpritur Rrushe sonte filloi rrugëtimin, me premierën në kanalin T7 dhe në GjirafaVideo.
Episodi i parë i serialit na njoftoi me personazhet kryesore, familjën Pirulli, me Vesa Pirullin, e luajtur nga aktorja Doresa Rexha, në rolin kryesor. Seriali na njoftoi edhe me Mentor Pirullin (Shkumbin Istrefi), Merita Pirullin (Aurita Agushi) e me fëmijët e familjes Blerta dhe Armend Pirulli (Ema Koxha dhe Andi Bajgora).
Episodi i parë i serialit pati shumë ndodhi, të cilat besojmë se do të trajtohen e zhvillohen në episodet në vazhdim.
Rrushe është serial që trajton dy periudha kohore, me të cilat publiku do të njoftohet në episodet në vazhdim, më saktësisht të dieleve nga ora 20:00 në T7, dhe nga ora 21:00 në GjirafaVideo.
Episodin e parë të serialit Rrushe mund ta ndiqni duke klikuar këtu.
Në ambientet e kompanisë “Gjirafa” u dha premiera e serialit më të ri vendor, “Rrushe”.
Ky serial sjell në fokus jetën e një gazetareje, e cila përballet me vështirësitë e realizimi të një hulumtimi, që më pas përfshin edhe anëtarët e saj të familjes.
“Rrushe” nga sonte (e diel) ka nisur transmetimin maratonik javor në GjirafaVideo (në orën 21:00) dhe T7, (në orën 20:00).
Roli kryesor i është besuar aktores Doresa Rexha, e cila në serial luan rolin e personazhit të emëruar si Vesa Pirulli.
Ajo në një intervistë për Telegrafin ka folur mbi rolin e saj dhe eksperiencën në realizimin në tërësi të këtij projekti, i cili është punuar me shumë përkushtim dhe një ekip të madh njerësish.
“Unë e luaj Vesa Pirullin, Rrushja – nofkë të cilën ia ka lënë gjyshi i saj edhe me të vërtetë është një ndër eksperiencat më të veçanta dhe më sfiduese që kam pasur ndonjëherë. Ishin profesione te njëjta aktrim dhe gazetaria sepse për të dyja duhet të hulumtosh, si aktore për një personazh duhet t’i besh kërkimet për ta luajtur atë personazh, por e njëjta edhe si gazetare kur për një storje ose diçka duhet me kërku. Kam shikuar shumë gazetare duke u munduar të gjej disa gjeste, kështu karakteristike, prandaj edhe Rrushes, ia kam vendosur një gjest, që zakonisht i ka duart si kryesore edhe kur flet edhe ndoshta për atë po flas sot me shumë me duar”, ka thënë për Telegrafin, Doresa Rexha.
Ndërkohë, producenti dhe aktori Shkumbin Istrefi, është gjithashtu pjesë e serialit me interpretimin e një prej roleve kryesore.
Ai për Telegrafin, tregoi se është shumë i lumtur që më në fund në kinematografinë vendore, u realizua një serial i përmasave të tilla.
“Është hera e parë që po marr pjesë në një serial, por po besoj që është hera e parë që në Kosovë po bëhet një serial i zhanrit dramë-krim, i cili është profesionalisht i punuar në çdo aspekt, si në aspektin teknik, si në aspektin e skenarit, në aspektin e realizimit, në aspektin e lojës, kështu që e ndjej veten shumë krenar që jam pjesë këtij projekti. Unë jam shumë i lumtur sepse unë mendoj që audienca jonë duhet në prime-time të ketë emisione të luajtura, emisione edukative arsimore, kulturore etj. Dhe jo vetëm debate politike. Kështu që në këtë aspekt jam shumë i lumtur dhe shpresoj që këtë praktikë ta ndjekin edhe produksionet dhe televizionet tjera”, ka thënë Shkumbin Istrefi për Telegrafin.
Aktorja Aurita Agushi, e cilësoi gjithashtu si eksperiencë të veçantë pjesëmarrjen e saj në këtë serial.
Për Telegrafin, ajo zbuloi rolin të cilin do ta luajë në “Rrushe”, e që do të jetë roli i një gruaja fragjile, e cila tregohet e mirë me komunitetin shoqëror.
“Është njëra prej eksperiencave më të bukura që unë si aktore kam mundur të kem deri tani. Unë luaj Merita Pirullin, e cila është grua, bashkëshorte, nënë e tre fëmijëve, profesoreshë arti edhe që përballet me sfida si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale. Jam jashtëzakonisht e lumtur sepse kjo lë të kuptojë që edhe ne kemi kapacitet të bëjmë punë të mëdha, që lirisht mundemi të konkurrojmë me serialit në rajon dhe më gjerë”, thotë aktorja Agushi.
Aktorët dhe Lum Veseli, dhe Andi Bajgora, të cilët e kanë prekur edhe mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Oscars”, treguan për Telegrafin se pjesëmarrja e përbashkët në një projekt tjetër të një nivelit të lartë, ishte nder dhe kënaqësi për ta.
“Tepër interesante, spontane edhe d.m.th ka atmosfera ka qenë gjithnjë interesante që mezi kemi pritur të shkojmë në set dhe t’i shohim episodet. Unë në serial jam Armend Pirulli, jam programer me profesion, Lumin e kam pasur në klasë edhe jam rritur me Lumin. Unë [Lumi] jam Arsim Zeneli, dosti i ngushtë i Armendit”, kanë thënë Andi dhe Lumi për Telegrafin.
Aktori i njohur Eshref Durmishi shprehet gjithashtu i lumtur që u bë pjesë e këtij projekti të madh kinematografik.
Duke mos dashur të zbulojë shumë mbi rolin e tij, Durmishi tha Kosova ka pasur nevojë për një serial të tillë.
“Jam shumë i lumtur që një serial i tille po realizohet në Kosovë më në fund. Kosova ka pasur nevojë për një serial të tillë, edhe ne si komunitet artistik kemi pasur nevojë për një serial të tillë, për një produksion të tillë, ku një numër i madh aktorësh ka me marr pjesë. Edhe në të ardhmen po besoj që nuk ka me qenë vetëm një sezon, por do të ketë më shumë sezone, që me pas mundësinë edhe aktoret tjerë me u inkuadru në këtë serial. Unë jam ndjerë shumë mirë, kam pasur mundësinë të punoj me Valterin edhe me përpara, edhe karakteri që unë e luaj është shumë interesant. Roli im është roli i Agimit”, ka thënë Eshref Durmishi për Telegrafin.
Para të pranishmëve në premierë, folën edhe regjisori Valter Lucaj dhe CEO i Gjirafës, Mërgim Cahani.
Ata falënderuan të gjithë ekipin për punën e mrekullueshme të bërë që nga nisja e këtij seriali e deri në vazhdimësi.
“Rrushe” është prodhimi i parë vendor me një kastë kaq të madhe aktorësh dhe një kosto të madhe të realizimit, e cila sfidon prodhimet filmike rajonale dhe më gjerë.