Seriali Rrushe sapo erdhi me episodin e dhjetë. Në gjirafaVideo mund ta shihni këtë episod, i cili solli një dramë të vërtetë, të paparë deri tani në serialet vendore.
Lëvizja Qëndresa ra në kurthë në episodin e nëntë. Bashkë më të, heroikisht ra edhe lideri i saj Zekë Jaha. Tani, pasojat e kësaj do t’i shohim në episodin e dhjetë, të sapo lansuar në gjirafaVideo.com. Derisa Vesa Pirulli kërkon të vërtetën për gjyshin e vet, Farukun, shohim se babai i saj Mentori, ka shumë për të treguar, e shumë që ka mbajtur në vete.
Ndërkohë, një tradhëtar mes burrave të Lëvizjes Qëndresa, do ta sjellë këtë grup në prag të shkatërrimit.
Episodi i dhjetë i Rrushe është i mbushur me dramë, aksion dhe mister, që vazhdimin e këtij seriali do ta bëjë edhe më atraktiv.
Rrushe rikthehet të dielën që vjen, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Më poshtë mund ta shikoni episodin 10 të serialit Rrushe.
Episodi i shtatë i serialit Rrushe u publikua në gjirafaVideo, pas premierës në kanalin T7. Ky episod e zhvillon edhe më thellë ngjarjen, si në të kaluarën ashtu edhe në të tashmen.
Rrushe po na sjellë episode shumë interesante, të cilat çdo të diel po na bëjnë më të ngujuar në këtë serial. Episodi i shtatë i serialit dramë-krim është tjetër dëshmi e kësaj, ku ndodhën shumë ngjarje të papritura për personazhet kryesore. Deri sa Mentor Pirulli lirohet nga spitali, pjestarët tjerë të familjes gjinden në situata shumë të palakmueshme, të cilat në fund të episodit arrijnë kulmin.
E kthimi në kohë, tanimë një temë e përsëritur në këtë serial, na njofton me disa personazhe të reja, pjestarë të rinj të Lëvizjes Qëndresa. Faruk Pirulli, Bashkim Pirulli, Rexhep Berisha, i bashkohen Lëvizjes Qëndresa, për t’u përgatitur për më të keqen.
Se çfarë do të ndodhë në vazhdim, mbetet të shihet. Serialin Rrushe mund ta ndiqni çdo të diel në T7, nga ora 20:00, dhe në gjirafaVideo, nga ora 21:00. Në gjirafaVideo gjithashtu i gjeni të gjitha episodat e serialit, deri në episodin e shtatë.