Episodi 10 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Në promon e episodit të dhjetë të serialit vendor Rrushe, shohim disa momente shumë dramatike, që duket se do ta sjellin serialin në pikën kulmore.
Të dielen, nga ora 20:00 në kanalin T7, si dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo, shfaqet episodi i dhjetë i serialit dramë-krim Rrushe. Pas një episode fantastike javën që lamë pas, këtë javë duket që emocionet do të vazhdojnë edhe në episodin e radhës.
Tradhëtia, lufta, e dhimbja do ta përshkruajnë këtë episod, i cili definitivisht se nuk do t’iu zhgënjejë.
Si do të rrjedhë ngjarja me Lëvizjen Qëndresa? Çfarë do të zbulojë Vesa Pirulli? Cili është misioni i Dinorës? Këto pyetje, si dhe shumë pyetje tjera, do të gjejnë përgjigje nga episodi i dhjetë, e tutje.
Ndiqni promon e episodit të dhjetë të Rrushe më poshtë, ndërsa të dielen bëhuni gati për një super episodë.
Episodi 8 i serialit tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Promo e episodit të tetë të serialit dramë-krim Rrushe është publikuar në GjirafaVideo.com. Episodi i tetë pritet të jetë shumë interesant, ku pasojat e ndodhive fillojnë t’ua vështirësojnë jetën personazheve të serialit.
Episodi i shtatë i Rrushe përfundoi me shumë dramë. Armend, djali i familjës Pirulli duket i lodhur nga jeta. Pas një përleshjeje, ai shihet në terrasë, duke menduar më të keqen. Ndërkohë, Mentori lirohet nga spitali, vetëm për t’u khtyer në shtëpinë e zbrazët, një sinjal që gjërat i janë kthyer kundër, pas shumë dëmeve të shkaktuara. Vesa Pirulli shihet në banesë të Berat Hotit.
Duket se kanë filluar një lidhje të bukur, deri kur në televizor shohin lajmin se është gjetur trupi i Arben Ramës dhe Festim Abazit, të vrarë në episodin e parë.
Në vitin 1995, Lëvizja Qëndresa ka filluar të zhvillohet. Burrat e Lëvizjes, me në krye Zekë Jahën, kanë filluar të mbledhin materialet e nevojshme për t’u përgatitur për luftën që po vjen. Musë Lahu përshëndetë shokun e tij Samir Hoti dhe niset për në Zvicër, ku do të tërheqë një shumë të madhe parash. Promo e episodit të tetë na tregon se rruga e kthimit do të jetë shumë e vështirë për këtë personazh.
Serialin Rrushe mund ta ndiqni të dielën, nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe nga ora 21:00 në GjirafaVideo.
Promon e episodit më të ri që shfaqet këtë të diel mund ta shikoni më poshtë.
Episodi 7 i serialit tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Në gjirafaVideo, sonte u publikua episodi i gjashtë i serialit vendor Rrushe. Pas shumë ndodhive në pesë episodet e para, episodi i gjashtë duket si vazhdimësi e asaj që kemi parë deri tani.
Pas gjashtë javësh, seriali Rrushe po vazhdon të na mrekullojë me ngjarjen interesante dhe realizimin e bukur. Kjo shihet edhe në episodin e gjashtë, ku familja Pirulli vazhdon të ballafaqohet me probleme, ndërsa në të kaluarën, Lëvizja Qëndresa duket se po zhvillohet vrullshëm.
Episodin e gjashtë e bën edhe më interesant paraqitja e dy personazheve të reja, Zekë Jaha dhe Samir Hoti, të luajtur nga Çun Lajçi dhe Adrian Morina. Këto dy personazhe duket se do të jenë shumë të rëndësishëm në ngjarjen e serialit Rrushe.
Më poshtë mund ta gjeni episodin e gjashtë të Rrushe, i cili shfaqet çdo të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.