Episodi i gjashtëmbëdhjetë i serialit dramë-krim “Rrushe” pritet të jetë i jashtzakonshëm. Pas shumë episodave interesante, ku ngjarjet dramatike po akumulohen, episodi i ri duket se do të përcjellë të njejtin tempo.
Këtë të diel, duke filluar nga ora 20:00 në kanalin T7, e duke vazhduar nga ora 21:00 në GjirafaVideo, lansohet episodi i ri i serialit “Rrushe”.
Familja Pirulli kanë probleme të mëdha. Vesa ka zbuluar një të vërtetë tronditëse të Beratit, i cili gjithashtu ka probleme nga të gjitha anët. Mentori tani ka një tjetër “hije pas shpinës”, një person të rrezikshëm me emrin Vehbi Nallaku, i cili ia kë blerë borxhin dhe kërkon nga Mentori t’ia shesë tokën.
Deri sa problemet për Pirullët spo ndalen, për Dinora Bejtën, apo ndryshe Flaka Lahun, gjërat janë edhe më të vëshitra. Dinora vizitoi shtëpinë e Faruk Pirullit, për të gjetur fletorën që dëshmon pafajsinë e babait të saj Musë Lahut. Dinora tenton të largohet me fletore, por i gatshëm për të na befasuar, si gjithmonë, është Faruk Pirulli.
Se si do të zhvillohen këto ngjarje, mbetet të shihet këtë të diel.
Ndërkohë, promon e episodit të gjashtëmbëdhjetë të “Rrushe” mund ta ndiqni më poshtë.