Rrushe “Në brendësi” – Intervista të thelluara me aktorët e serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Seriali “Rrushe” përmbylli sezonin me një episodë të bukur, të mbushur me kthesa të papritura. Episodi i 20-të na paraqet personazhet kryesore dhe pasojat e të gjitha ndodhive deri tani.
Në gjirafaVideo u publikua episodi i njëzetë i “Rrushe”. Ky episod vjen menjëherë pas tronditjës që ndodhi në episodin e kaluar, ku Faruk Pirulli u dorëzua nga jeta dhe fshehtësitë. Por, edhepse gjyshi i Vesës nuk është më, fletorja e Lëvizjes Qëndresa është ende e gjallë. Fati i saj dhe i personazheve tjera të serialit do të kuptohet në këtë sezon, i cili pa dyshim se ka lënë publikun të mahnitur me mënyrën e trajtimit të ngjarjeve, me aktrimin dhe regjinë e bukur, si dhe përshkrimin e të tashmes dhe të kaluarës.
“Rrushe” është seriali i parë vendor që theu barrierën e prodhimeve dramë-krim të nivelit botëror, duke u pritur mjaft bukur nga publiku.
Tregimi i Lëvizjes Qëndresa, ballafaqimi i heronjëve të së kaluarës me armikun dhe lufta për mirëqenien e popullit, e tashmja e errët si pasojë e të kaluarës, korrupsioni me toka dhe hakmarrja për ata që pësuan nga e keqja, janë vetëm disa nga temat që e bëjnë serialin “Rrushe” ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim.
Të gjitha episodat e serialit tani i gjeni në gjirafaVideo, pa pagesë dhe me kualitet të lartë 4K.
“Rrushe” po i afrohet fundit të sezonit të parë, një sezon fantastik dhe i mbushur me plot dramë. Seriali dramë-krim ka ngazëllyer publikun gjatë 20 javëve të fundit, me ngjarjen dramatike, aktrimin profesional, e regjinë e mrekullueshme.
“Rrushe” ka bërë një rrugëtim të gjatë e të bukur. 20 episode përmbyllin sezonin e parë këtë të diel, duke lënë shenjë në kinematografinë vendore, si një nga serialet me prodhimin më të mirë deri tani në vend. Episodi i kaluar solli shumë momente dramatike, të cilat përmbyllën një kapitull të vështirë, sidomos për protagonisten kryesore Vesa Pirullin.
Por, duket se drama nuk ka përfunduar ende, pasi promoja e publikuar në gjirafaVideo.com na ka zbuluar se ka shumë për të ndodhur në këtë serial të mbushur me të papritura.
Se ku do të përfundojnë personazhet më të dashura të këtij seriali mbetet të shihet këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Promon e episodit të fundit të “Rrushe” mund ta shikoni më poshtë:
Episodi i nëntëmbëdhjetë i serialit vendor “Rrushe” u publikua në gjirafaVideo.
“Rrushe” po afrohet drejt fundit të sezonit dhe me këtë episod arrihet pika kulminante e serialit, ku përballja me të vërtetën dhe ballafaqimi me të kaluarën shpalosen në një moment dramatik.
Vesa Pirulli dhe Faruk Pirulli. Mbesë e gjysh, përballë njëri tjetrit. Për Lëvizjen, për të kaluarën, për të tashmen. Episodi i ri i serialit “Rrushe” është një tjetër dëshmi se përse ky serial ka bërë bujë të madhe në vend. Pas thuajse pesë muajsh në transmetim, seriali i dashur vendor po afrohet drejt fundit të sezonit. E kur fundi është afër, drama nuk mungon.
Cfarë do të ndodhë mes Vesës dhe Farukut? Cfarë fati do të ketë Agim Pirulli? Po Berati dhe Sadik Hoti?
Këto pyetje gjejnë përgjigje në episodin më të ri të serialit “Rrushe”, i cili është publikuar në gjirafaVideo.com.
Shikoni episodin e nëntëmbëdhjetë të “Rrushe” më poshtë.
Episodi 19 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Pas episodit të kaluar të serialit, atij të shtatëmbëdhjetë që ishte me plot emocion për ne, patjetër që nuk duhet humbur këtë të fundit që u shfaq sonte në T7 nga ora 20:00 dhe që e gjeni nga ora 21:00 në gjirafaVideo.com.
Në këtë episod shohim se gjërat nuk mund të arrihen gjithmonë vet dhe se ndihma e miqve përkatësisht familjes është më se e nevojshme.
Ky episod në qendër të vëmendjes ka pikën lidhëse të shumë ndodhive në të kaluarën, oficer Gashin. Si shumë herë, edhe kësaj radhe i shërbehet një informacion që ja lejon të e luaj “lojën” e tij të ofrimit të informatës për një çmim.
Ndërkohë, Vesa edhe pse u shtri në spital nuk e ka në plan të ndalet së kërkuari të vërtetën e plotë.
Të njëjtën e do edhe Berati për të, por se në çfarë situatash gjenden këto personzhe më shumë tregon vet episodi i tetëmbëdhjetë.
Më poshtë gjeni episodin e 18-të më radhë të serialit “Rrushe”.
Episodi 18 i serialit, tani ONLINE në gjirafaVideo.com
Prodhim i gjirafaStudios
Episodi vijues i serialit “Rrushe” pritet të jetë i mbushur plotë me informacione të reja për protagonistët e ngjarjeve paraprake, e përcjellë edhe me vendime kritike nga ta.
Në episodin e kaluar Mentori në takimin e tij me Albanin dhe Milotin nuk duket se është i kënaqur, ndërsa Merita në takimin me drejtorin Hilmi Tuka. Që të dy ikin për në spital kur marrin vesh për situatën e Vesës, të shtrirë e që vjen e përkeqësohet edhe me shumë.
Familja Pirulli edhe në këtë episod do të përcillen me telashe që po i ndjekin nga pas si hije, por se a do të ia dalin kësaj radhe me ndihmën e miqve dhe mbështetjes së njëri tjetrit, mbetet të shihet.
Këtë të diel do të shfaqet një episod premtues, i tetëmbëdhjeti me radhë i serialit Rrushe, që mund ta ndiqni nga ora 20:00 në T7 dhe në orën 21:00 e gjeni përherë në gjirafaVideo.com.
Promon e episodit të tetëmbëdhjetë të Rrushe mund të e shihni më poshtë.
Episodi i shtatëmbëdhjetë i serialit vendor “Rrushe” është publikuar në gjirafaVideo. Ky episod karakterizohet me shumë dinamikë e shumë tension.
“Rrushe” po vazhdon të na ofrojë atë cfarë kishte premtuar: dramë, krim dhe ndodhi të papritura. Episodi i ri, një episod i vështirë për t’u përballuar, por aq sa i vështirë edhe i mrekullueshëm, na vendosë Vesa Pirullin dhe Berat Hotin në qendër të vëmendjes.
Të dy këto personazhe ballafaqohen me momente vendimtare, të cilat duket se fundin e sezonit do ta sjellin në një kulminacion të paparë.
Fati i Vesës dhe i Beratit, vështirësitë e Mentorit, Meritës dhe Armendit. Takimi i Sadik Hotit me armikun e tij Faruk Pirullin, dhe një moment drithërues në fund, e bëjnë këtë episodë të jashtëzakonshme.
Ndiqni episodin e ri të “Rrushe” më poshtë.