Agron Shala është një aktor dhe producent, i njohur për filmat si “Më fal“, “Njëri nga ata“, “Memory“, “Agnues Dei”.
Labinot Raci është aktor i njohur shqiptar nga Prishtina. Ai njihet për rolin e tij në serialin komik “Egjeli” si dhe për rolin e tij në filmin “Mbretëria”.
Enver Petrovci u lind më 28 shkurt 1954 në Prishtinë, Kosovë. Ai është një aktor, shkrimtar dhe regjisor shqiptar. Shkollën e mesme e kreu në Prishtinë, kurse ka diplomuar në Kolegjin e Pedagogjisë, Departamenti i Aktrimit në Prishtinë dhe më pas u diplomua për aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Ka aktruar si Hamleti, Makbethi, Jul Cezari dhe personazhe të tjerë të famshëm Shekspirian. Ai ka fituar çmimin si “Aktori më i mirë” me “Gomaret e kufirit” në vitin 2010. Ai është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë.
Ernest Malazogu ka lindur në Prizren më 3 qershor të vitit 1976. Njihet për rolet e tij në serialet “SchengenVisa“, “Beni“, “Familja Moderne”, si dhe në filmat “Martesa” dhe “Muri”.
Adriana Matoshi ka lindur me 5 shkurt të vitit 1980 në qytetin e Gjilanit në Kosovë. Shkollën fillore dhe atë të mesme e mbaroi në Gjilan, ndërsa më vonë vazhdoi dhe mbaroi studimet në Prishtinë. Ajo njihet për rolet e saj në filmat “Gardhi“, “Zana”, “Shpia e Agës”, “Nëntori i ftohtë”.
Ermal Sadiku është aktor i njohur shqiptar me prejardhje nga Prishtina. Njihet për filmat si “Bloodlands” dhe “A Dream”.
Erta Leci ka lindur me 19 maj të vitit 2008 në Prishtinë, Kosovë. Ajo u bë e njohur si moderatore e quizit për fëmijë “KidsTap” në GjirafaKids.
Artiola Hamdia ka lindur me 12 dhjetor të vitit 2006 në qytetin e Gjilanit, Kosovë.
Semira Latifi është një aktore e famshme shqiptare. Ajo u bë e njohur me rolin e saj si Lulja në serialin e famshëm “SchengenVisa“. Përpos serialit “SchengenVisa“, Semira ka luajtur edhe në filmin “Më fal“, “Zgjoi” dhe “Rruga Fan Noli”.
Donikë Ahmeti është një aktore dhe producente, e njohur për rolet e saj në “Armiku i Shtëpisë”, “Martesa” dhe “Një Pranverë e Paharrueshme në një fshat të harruar”.