RRUSHE - Serial

Capital T sjell projektin e ri muzikor “Rrushe” – kënga zyrtare e serialit më të ri vendor të zhanrit dramë/krim

Reperi i njohur Capital T sot ka publikuar këngën “Rrushe”, e cila do të jetë edhe kënga zyrtare e serialit më të ri, me po të njejtin emër. Rrushe është serial i prodhuar nga GjirafaStudios dhe do të lansohet me 9 maj, nga ora 20:00, në GjirafaVideo.

Në këngën “Rrushe”, Capital T thotë “bohët mirë”, teksa vazhdon të pyes “edhe sa?”. Një fjali që përdoret shumë tek ne, si shpresë se një ditë e keqja do të largohet, e do të bëhet më mirë.

Reperi i njohur lundron në një barkë në liqenin e Batllavës, teksa shiu bie vazhdimisht, duke krijuar një simbolikë të fortë, që ndërlidhet bukur me serialin më të ri dramë-krim të quajtur Rrushe. Derisa reperi i famshëm Capital T reflekton mbi gjendjen aktuale, në klip shohim skena të ndryshme nga seriali, të ndërlidhura me tekstin e këngës, i cili prekë tema të ndryshme të përjetimeve tona si popull.

 
Fundjava sjell serialin më të përfolur “Rrushe” – publikohet ‘traileri’ i plotë

Temat si korrupsioni, tradhëtia, shpresa, vrasja, e shumë të tjera, janë edhe bazë e serialit Rrushe. Ky serial veçohet për trajtimin e temave delikate me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë, duke mos lënë anash edhe të kaluarën, atë që përjetuam dekada më parë, e kaluar që vazhdon të jetë pjesë e realitetit tonë edhe sot.

Klipi i Capital T dhe kënga “Rrushe” do të jenë pjesë e serialit, i cili lansohet këtë të diel, e vazhdon çdo javë, nga ora 20:00. Serialin Rrushe mund ta ndiqni në GjirafaVideo.

Këngën dhe klipin “Rrushe” nga Capital T mund ta shikoni më poshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=WyOJYpCtvi8
DATE May 5, 2021 CATEGORY Lajme TAGS Capital T, kenga, rrushe, Trailer
← BackNext →

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRUSHE - SerialGJIRAFA prezanton një prodhim nga GJIRAFASTUDIOS me regji nga VALTER LUCAJ producente DORESA REXHA skenari nga JETON KULINXHA & PATRIK LEKAJ drejtor i fotografisë BURIM TUFA montazhi & ngjyrat KRESHNIK SHALAinxhinier i zërit GËZIM BERISHAmenaxhere e produksionit ADELE GJOKAmuzika SAMER AGOLLI skenografia ENES SAHITIkostumografia BAHTIJE KRASNIQI
R
Restricted
Under 17 requires accompanying parent or adult guardian
  • Politika e privatësisë
  • Kushtet të përdorimit
  • Kontakt
© 2022 RRUSHE. Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Gjirafa, Inc.
RRUSHE - Serial
  • Home
  • Sinopsi
  • Trailer
  • Shiko serialin këtu
  • Aktorët dhe ekipi realizues
  • Video galeria
  • Lajme