Episodi i gjashtëmbëdhjetë i serialit dramë-krim “Rrushe” pritet të jetë i jashtzakonshëm. Pas shumë episodave interesante, ku ngjarjet dramatike po akumulohen, episodi i ri duket se do të përcjellë të njejtin tempo.
Këtë të diel, duke filluar nga ora 20:00 në kanalin T7, e duke vazhduar nga ora 21:00 në GjirafaVideo, lansohet episodi i ri i serialit “Rrushe”.
Familja Pirulli kanë probleme të mëdha. Vesa ka zbuluar një të vërtetë tronditëse të Beratit, i cili gjithashtu ka probleme nga të gjitha anët. Mentori tani ka një tjetër “hije pas shpinës”, një person të rrezikshëm me emrin Vehbi Nallaku, i cili ia kë blerë borxhin dhe kërkon nga Mentori t’ia shesë tokën.
Deri sa problemet për Pirullët spo ndalen, për Dinora Bejtën, apo ndryshe Flaka Lahun, gjërat janë edhe më të vëshitra. Dinora vizitoi shtëpinë e Faruk Pirullit, për të gjetur fletorën që dëshmon pafajsinë e babait të saj Musë Lahut. Dinora tenton të largohet me fletore, por i gatshëm për të na befasuar, si gjithmonë, është Faruk Pirulli.
Se si do të zhvillohen këto ngjarje, mbetet të shihet këtë të diel.
Ndërkohë, promon e episodit të gjashtëmbëdhjetë të “Rrushe” mund ta ndiqni më poshtë.
Episodi i pesëmbëdhjetë i serialit dramë-krim “Rrushe” sjellë shumë ndodhi të papritura, e zbulon shumë mistere të fshehura gjatë sezonit. Episodin e ri mund ta shikoni tani në gjirafaVideo.com.
Pas një fundi dramatik të episodit të kaluar, ku Vesa Pirulli zbulon se i dashuri i saj Berati është i përfshirë në vrasjen e Arbenit, vrasje kjo që ndodhi në episodin e dytë, episodi i ri i serialit “Rrushe” tregon pasojat e këtij zbulimi.
Vesa largohet nga Berati, e bindur se ai është vrasës dhe kontakton shoqen e saj Dinorën. Me këtë veprim, Vesa hapë një derë tjetër, por në këtë rast pikërisht për Dinorën, e cila niset për në fshatin ku jeton Faruk Pirulli.
Ky episod karakterizohet me misionin e Dinorës për të zbuluar të vërtetën rreth babait të saj Musë Lahut. Por, duke ditur se sa i degëzuar është seriali “Rrushe”, nuk është befasi që të shohim zhvillime edhe më të mëdha tek të gjithë personazhet kryesorë të këtij seriali.
Episodin e pesëmbëdhjetë të serialit “Rrushe” mund ta ndiqni më poshtë, apo duke hyrë në gjirafaVideo.com.
“Rrushe” rikthehet me episodin e gjashtëmbëdhjetë të dielën e ardhshme, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafavideo.com.
Promoja e episodit të ri të serialit “Rrushe” u publikua në gjirafaVideo, dhe sipas asaj që shihet në këtë promo të shkurtër, ky episod duket tejet dramatik. “Rrushe” shfaqet të dielën nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.com.
Episodi i kaluar i serialit vendor “Rrushe” solli shumë dramë. Vesa Pirulli zbuloi se i dashuri i saj Berati ka qenë i përfshirë në vrasjen e Arben Ramës, qysh në episodin e parë. Telefoni i Arbenit u zbulua nga Inspektore Temaj, e cila telefonoi numrin e fundit që kishte thirrur Arbeni. Në atë moment, Vesa sheh këtë thirrje në telefonin e Beratit.
Për Beratin, ky nuk është i vetmi problem, pasi që ai vizitohet nga Agim Pirulli, i cili ka fotografitë e policisë, ku shihet Berati pranë vendit të krimit. Për këtë, Berati shantazhohet nga Agimi për shitje të tokës.
Pas këtyre zhvillimeve, episodi i ri i serialit “Rrushe” duket se do të jetë shumë dramatik.
Në këtë episod shohim edhe rikthimin e Dinora Bejtës dhe misionit të saj për të zbuluar fletoren e Lëvizjes Qëndresa.
Episodin e 15’të të “Rrushe” mund ta ndiqni të dielën, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 live në gjirafaVideo.com.
Më poshtë mund ta gjeni promon e episodit të ri të serialit “Rrushe”.
Sonte u publikua episodi i ri i serialit dramë-krim “Rrushe”, i cili mund të shikohet online në GjirafaVideo.com.
Episodi i katërmbëdhjetë i serialit vendor lidhë pasojat e episodeve të kaluara.
Pas një drame të vërtetë në episodin e trembëdhjetë, ku u zbuluan shumë mistere, episodi i katërmbëdhjetë i “Rrushe” paraqet pasojat nga këto ngjarje, si dhe hapë enigma të reja, të cilat do t’i bëjnë episodet në vazhdim edhe më interesante.
Në episodin e kaluar pamë Vesën që denoncon axhën e saj Agimin, Armendin që rrëfehet tek nëna e shokut të tij Arsimit, Besa, për mënyrën se si ka vdekur djali i saj. Gjithashtu pamë Mentorin e zhytur në borxhe, e përshëndetjen emocionale mes Meritës dhe Fatmirit.
Episodi i katërmbëdhjetë sjellë Agim Pirullin në polici, Inspektore Temaj duke tentuar të zbulojë të vërtetën, e shumë ndodhi tjera të personazheve të dashura të serialit “Rrushe”.
Episodin e ri të serialit “Rrushe” mund ta ndiqni më poshtë.
Seriali Rrushe rikthehet të dielen me një episodë tjetër fantastike. Pas episodit dramatik që u shfaq të
dielen e kaluar, këtë fundjavë pritet edhe një episodë tjetër interesante.
Drama dhe emocioni që përfshinë episodin e trembëdhjetë të serialit vendor Rrushe lanë publikun të
magjepsur dhe të shokuar. Vesa Pirulli zbulon fotografitë ku shihet xhaxhai i saj Agim Pirulli.
E bindur se ai është vrasësi i Arbenit dhe personave tjerë, Vesa denoncon Agimin në polici. Kjo rezulton në
arrestimin e tij. Mirëpo, derisa kjo ngjarje po ndodhte, Armend Pirulli zbulon të vërtetën e ndodhisë së
tij me shokun e ngushtë Arsimin. Këtë ndodhi ai e zbulon tek nëna e Arsimit, Besa Zeneli.
Ndodhitë e episodit të trembëdhjetë, bashkë me shumë ndodhi nga episodet e kaluara, do të sjellin një
episodë tjetër të mrekullueshme të serialit dramë-krim Rrushe.
Pra, këtë të diel, duke filluar nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe duke vazhduar nga ora 21:00 në
gjirafaVideo, ju mund ta ndiqni episodin më të ri të Rrushe.
Promoja e episodit të katërmbëdhjetë u publikua në gjirafaVideo dhe atë mund ta shikoni më poshtë.
Një episod i shkëlqyer do t’ua bëjë të dielën mbrëma më argëtuese dhe emocionuese.
Seriali Rrushe me episodin e trembëdhjetë ka sjellur një tjetër mrekulli të kinematografisë vendore.
Në ora 20:00 në T7 u dha premiera e episodit të trembëdhjetë të serialit vendor Rrushe. Ndërsa këtë episodë tani mund ta shikoni kur do në gjirafaVideo. Episodi i ri i Rrushe është plot dramë, e shumë emocion. Në të shpalosen shumë mistere, ndërsa zhvillohen drama tjera, që këtë serial do ta bëjnë edhe më intrigues në episodat në vazhdim.
Vesa Pirulli gjindet në një udhëkryq të vështirë. Armendi, vëllau i Vesës, ka një dilemë tjetër të rëndësishme, një sekret që duhet ta tregojë. Derisa këta dy personazhe ballafaqohen me dilema morale, vëllezërit Mentor dhe Agim Pirulli kanë probleme tjera të mëdha.
Episodin e trembëdhjetë të Rrushe mund ta ndiqni më poshtë, apo të hyni direkt në gjirafavideo.com.
Seriali Rrushe rikthehet të dielën e ardhshme me po të njëjtin orar.
Ngjarjet kanë filluar të lidhen mes vete, e drama vetëm sa po shtohet. Seriali Rrushe këtë të diel publikon episodin e trembëdhjetë, i cili duket se do të rikthejë shumë nga linjat e mbetura peng në episodet e hershme.
Vesa Pirulli bën një zbulim të madh. Dilema me të cilën përballet ajo është e vështirë. Kjo dilemë e vë Vesën në një udhëkryq mes dy gjërave të vlefshme në jetën e saj: Moralit dhe profesionalizmit në njërën anë, dhe familjën e dashur në anën tjetër.
Derisa Vesa ballafaqohet me dilema, vëllau i saj Armendi duket se s’ka dilema më për veprimet e tij. Ai viziton Besën, nënën e shokut të tij të ngushtë Arsimit, ku duket se do të zbulohet një tjetër ngjarje interesante. Për familjën Pirulli problemet po vazhdojnë, mirëpo për Mentorin, duket se ka një fije shpresë se gjërat do të përmirësohen.
Në GjirafaVideo u publikua promoja e episodit të trembëdhjetë, i cili shfaqet këtë të diel nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe nga ora 21:00 në GjirafaVideo.
Promon e episodit të trembëdhjetë mund ta ndiqni më poshtë.
Episodi i dymbëdhjetë i serialit “Rrushe” duket se do të sjellë shumë gjëra në pah.
Ky episod, pas njëmbëdhjetë javësh të njëpasnjëshme, si duket do të sjellë emocione dhe të papritura të shumta në sipërfaqe.
Mentor Pirulli gjendet edhe më afër buzës së greminës me veprimet e tij ndërkohë që familja e tij, sidomos fëmijët, vazhdojnë edhe më shumë të vërejnë mungesën e tij.
Inspektore Temaj në bashkëpunim të ngushtë me kolegun Gashi fillojnë të ndjejnë ngrohtësinë e rastit të ftohtë të tyre që akoma është i hapur.
Takimi i Sadik Hotit me Dinorën, që e kupton më vonë se është e bija e kujt është, lë në gjendje jo të lakmueshme marrëdhënien e tij me nipin, Berat Hoti.
Episodin e dymbëdhjetë të serialit “Rrushe” mund ta ndiqni më poshtë, që u publikua sot nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe 21:00 në gjirafaVideo.
Pas episodit mjaft interesant që u publikua të dielen, episodi i 12 pritet të jetë shumë emocionues.
Këtë e dëshmon më së miri promoja e episodit 12, e publikuar në gjirafaVideo.
Episodi i 11 na dërgoi në fshatin e Faruk Pirullit. Vesa ndjente nevojën të dëgjonte tregimin për Lëvizjën Qëndresa nga gjyshi i saj, ndërsa shoqja e Vesës, Dinora Bejta, kishte një mision tjetër. Të zbulonte fletorën e Lëvizjes Qëndresa, gjë që do të dëshmonte edhe fajësinë e Faruk Pirullit, e pafajësinë e Musë Lahut.
Kjo ngjarje duket se do të vazhdojë edhe në episodat e ardhshëm. Nga promoja e publikuar në gjirafaVideo, shohim Dinorën teksa takon Sadik Hotin e sëmurë, vëllaun e Samir Hotit të vdekur dhe xhaxhain e Beratit, të dashurit të Vesës. Në episodin e ri duket se do të shohim edhe Mentor Pirullin, të zhytur edhe më thellë në borxhe.
Se si do të shpaloset ngjarja e serialit Rrushe, ndiqeni episodin e 12 këtë të diel, nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Promon e episodit 12 mund ta gjeni më poshtë.
Në gjirafaVideo sapo u publikua episodi i ri i serialit vendor Rrushe. Pas episodës fantastike javën e kaluar, episodi i ri tregon pasojat dhe vështirësitë e personazheve të këtij seriali.
Pas shkatërrimit të Lëvizjes Qëndresa, Musë Lahu shpallet tradhtar dhe detyrohet të largohet. Shumë vrasje dhe ndodhi karakterizuan episodin e dhjetë të serialit Rrushe, ndërsa sonte, në episodin e njëmbëdhjetë tregohen pasojat e këtyre ndodhive.
Vesa Pirulli viziton gjyshin e saj në fshat, por me vete ka një person që ka interes të madh të takojë Faruk Pirullin.
Seriali Rrushe vazhdon të shpalosë ngjarjëen me shumë dinamikë, gjë që e bën këtë serial shumë të mirëpritur nga publiku.
Rrushe shfaqet të dielave nga ora 20:00 në kanalin T7, dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Episodin e njëmbëdhjetë të serialit Rrushe mund ta gjeni më poshtë.