RRUSHE - Serial

Episodi i 14-të i serialit “Rrushe” vjen në gjirafaVideo

Sonte u publikua episodi i ri i serialit dramë-krim “Rrushe”, i cili mund të shikohet online në GjirafaVideo.com.

Episodi i katërmbëdhjetë i serialit vendor lidhë pasojat e episodeve të kaluara.

Pas një drame të vërtetë në episodin e trembëdhjetë, ku u zbuluan shumë mistere, episodi i katërmbëdhjetë i “Rrushe” paraqet pasojat nga këto ngjarje, si dhe hapë enigma të reja, të cilat do t’i bëjnë episodet në vazhdim edhe më interesante.

Në episodin e kaluar pamë Vesën që denoncon axhën e saj Agimin, Armendin që rrëfehet tek nëna e shokut të tij Arsimit, Besa, për mënyrën se si ka vdekur djali i saj. Gjithashtu pamë Mentorin e zhytur në borxhe, e përshëndetjen emocionale mes Meritës dhe Fatmirit.

Episodi i katërmbëdhjetë sjellë Agim Pirullin në polici, Inspektore Temaj duke tentuar të zbulojë të vërtetën, e shumë ndodhi tjera të personazheve të dashura të serialit “Rrushe”.

Episodin e ri të serialit “Rrushe” mund ta ndiqni më poshtë.

DATE August 9, 2021 CATEGORY Lajme TAGS Armend, Arsim, Berat Hoti, episodi 14, inspektore, Temaj, Vesa Pirulli
← BackNext →
RRUSHE - SerialGJIRAFA prezanton një prodhim nga GJIRAFASTUDIOS me regji nga VALTER LUCAJ producente DORESA REXHA skenari nga JETON KULINXHA & PATRIK LEKAJ drejtor i fotografisë BURIM TUFA montazhi & ngjyrat KRESHNIK SHALAinxhinier i zërit GËZIM BERISHAmenaxhere e produksionit ADELE GJOKAmuzika SAMER AGOLLI skenografia ENES SAHITIkostumografia BAHTIJE KRASNIQI
R
Restricted
Under 17 requires accompanying parent or adult guardian
  • Politika e privatësisë
  • Kushtet të përdorimit
  • Kontakt
© 2022 RRUSHE. Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Gjirafa, Inc.
RRUSHE - Serial
  • Home
  • Sinopsi
  • Trailer
  • Shiko serialin këtu
  • Aktorët dhe ekipi realizues
  • Video galeria
  • Lajme