RRUSHE - Serial

Publikohet promo – Episodi i nëntë i serialit Rrushe duket i jashtzakonshëm

Episodi i nëntë i serialit vendor Rrushe duket se do të jetë shumë i veçantë. Në promon e publikuar në
gjirafaVideo, seriali Rrushe pritet që të eksplodojë nga ndodhitë interesante.

Pas nëntë javësh në transmetim, e pas shumë ndodhive të mistershme, seriali dramë-krim Rrushe duket
se do të marrë një kthesë të papritur, që do ta ndryshojë rrjedhën e serialit. E kaluara ka filluar të lidhet
me të tashmen. Pjestarët e Lëvizjes Qëndresa, ku ndër ta edhe gjyshi i Vesës, Faruk Pirulli, babai i të
dashurit të saj Beratit, Samir Hoti, dhe babai i Dinorës, Musë Lahu, do të përballen me një luftë që do të
shkatërrojë gjithçka.
E tashmja duket e qetë, së paku në këto momente. Mirëpo, kur gjërat duket të qeta, atëherë ato fillojnë
të komplikohen. Në episodin e ri që shfaqet të dielen, shohim edhe një personazh që e kemi parë disa
herë në të kaluarën, Trim Jahën, nipin e Zekë Jahës, tani të rritur.
Takimi i Vesa Pirullit me Trim Jahën do të ndryshojë tërësisht rrjedhën e ngjarjeve.
Promon e episodit të nëntë të serialit Rrushe mund ta ndiqni më poshtë, ndërsa episodin e plotë, këtë të
diel, nga ora 20:00 në kanalin T7 dhe 21:00 në gjirafaVideo.

 

DATE July 1, 2021 CATEGORY Lajme TAGS Berat Hoti, Dinora Bejta, episodi 9, Faruk Pirulli, Levizja Qendresa, Muse Lahu, promo, Trim Jaha, Vesa Pirulli, Zeke Jaha
← BackNext →
RRUSHE - SerialGJIRAFA prezanton një prodhim nga GJIRAFASTUDIOS me regji nga VALTER LUCAJ producente DORESA REXHA skenari nga JETON KULINXHA & PATRIK LEKAJ drejtor i fotografisë BURIM TUFA montazhi & ngjyrat KRESHNIK SHALAinxhinier i zërit GËZIM BERISHAmenaxhere e produksionit ADELE GJOKAmuzika SAMER AGOLLI skenografia ENES SAHITIkostumografia BAHTIJE KRASNIQI
R
Restricted
Under 17 requires accompanying parent or adult guardian
  • Politika e privatësisë
  • Kushtet të përdorimit
  • Kontakt
© 2022 RRUSHE. Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Gjirafa, Inc.
RRUSHE - Serial
  • Home
  • Sinopsi
  • Trailer
  • Shiko serialin këtu
  • Aktorët dhe ekipi realizues
  • Video galeria
  • Lajme