RRUSHE - Serial

Publikohet episodi i parë i serialit dramë-krim, “Rrushe”

Të dielën në orën 20:00, në kanalin T7 dhe në GjirafaVideo në ora 21:00 u publikua premiera e episodit të parë të serialit më të ri dramë-krim Rrushe, të prodhuar nga GjirafaStudios.

Seriali i shumëpritur Rrushe sonte filloi rrugëtimin, me premierën në kanalin T7 dhe në GjirafaVideo.

Episodi i parë i serialit na njoftoi me personazhet kryesore, familjën Pirulli, me Vesa Pirullin, e luajtur nga aktorja Doresa Rexha, në rolin kryesor. Seriali na njoftoi edhe me Mentor Pirullin (Shkumbin Istrefi), Merita Pirullin (Aurita Agushi) e me fëmijët e familjes Blerta dhe Armend Pirulli (Ema Koxha dhe Andi Bajgora).

Foto: GjirafaVideo

Episodi i parë i serialit pati shumë ndodhi, të cilat besojmë se do të trajtohen e zhvillohen në episodet në vazhdim.

Rrushe është serial që trajton dy periudha kohore, me të cilat publiku do të njoftohet në episodet në vazhdim, më saktësisht të dieleve nga ora 20:00 në T7, dhe nga ora 21:00 në GjirafaVideo.

Episodin e parë të serialit Rrushe mund ta ndiqni duke klikuar këtu.

DATE May 10, 2021 CATEGORY Lajme TAGS Armend, Blerta, Episodi 1, Mentor Pirulli, Merita Pirulli, Vesa Pirulli
← BackNext →
RRUSHE - SerialGJIRAFA prezanton një prodhim nga GJIRAFASTUDIOS me regji nga VALTER LUCAJ producente DORESA REXHA skenari nga JETON KULINXHA & PATRIK LEKAJ drejtor i fotografisë BURIM TUFA montazhi & ngjyrat KRESHNIK SHALAinxhinier i zërit GËZIM BERISHAmenaxhere e produksionit ADELE GJOKAmuzika SAMER AGOLLI skenografia ENES SAHITIkostumografia BAHTIJE KRASNIQI
R
Restricted
Under 17 requires accompanying parent or adult guardian
  • Politika e privatësisë
  • Kushtet të përdorimit
  • Kontakt
© 2022 RRUSHE. Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Gjirafa, Inc.
RRUSHE - Serial
  • Home
  • Sinopsi
  • Trailer
  • Shiko serialin këtu
  • Aktorët dhe ekipi realizues
  • Video galeria
  • Lajme